Kosova

Kosovë: Tërhiqet nga gara kandidati për kryetar të Leposaviqit, Aleksandër Jabllanoviç

Partia e serbëve të Kosovës ka revokuar pjesëmarrjen e saj në zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbahen më 23 prill në veri.

Kryetari i kësaj partie, Aleksandar Jabllanoviç, përmes një konference të jashtëzakonshme për media sot në Leposaviq u bëri thirrje serbëve të mos dalin në votime.

‘Këto zgjedhje janë bërë shumë më shumë sesa zgjedhje lokale. Kemi ardhur në një situatë kur këto zgjedhje po vendosin nëse Republika e Serbisë do të vazhdojë prezencën e saj në veri të Kosovës, ose institucionet e Prishtinës do ta marrin primatin në këtë pjesë. Kundërshtari ynë politik është Lista serbe, por kjo nuk do të thotë se kundërshtar e kemi shtetin dhe qeverinë e Serbisë’, ka thënë Jabllanoviç.