Kosova

Kosovë: Temperaturat të martën pritet të shkojnë deri në 40 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), në RTV Dukagjini ka thënë se temperaturat më të larta gjatë ditës së sotme janë shënuar në qytetin e Prizrenit dhe Kamenicës me 35 gradë Celsius.

“Në Istog, Prishtinë, Ferizaj, Malishevë, Mitrovicë – 34 gradë Celsius, Podujeva me 33 gradë Celsius dhe në viset malore kuptohet kemi diku 30 gradë Celsius”, ka thënë Aliu, duke shtuar se nesër (e martë) parashihet të jetë dita më e nxehtë e kësaj jave.

Aliu ka shtuar se nesër mund të jetë dita më e nxehtë edhe e këtij muaji, sepse, sipas tij, temperaturat maksimale do të jenë deri në 37-40 gradë Celsius.