Kosova
Kosovë: Të largohet kufizimi i orarit dhe të lejohet puna brenda restoranteve
Gjendja e rëndë e sektorit privat si rezultat i pandemisë dhe mospërkrahja e mjaftueshme e bizneseve dhe punëtorëve të sektorit privat nga ana e Qeverisë, është arsyeja që kërkohet nga Qeveria që menjëherë të largohen kufizimet e orarit dhe të lejohet puna e restoranteve brenda, thuhet në kërkesën që Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) e ka dërguar te Kryeministri i Republikës së Kosovës.
Mosfunksionimi i bizneseve, në veçanti të sektorit të gastronomisë, gjatë periudhës së pandemisë si dhe vendimet për kufizim të orareve të punës, kufizimi përveç që po ndikon në dëmtim të bizneseve, po ndikon negativisht edhe në ekonominë vendore.
Ky vendim është marrë me qëllim të parandalimit të përhapjes së pandemisë, mirëpo duke parë lëvizjet e shumta që qytetarët e Republikës së Kosovës po bëjnë jashtë vendit për të vizituar bregdetin dhe masat e pakta që janë në këto vende, Oda e Afarizmit të Kosovës kërkon që të lejohet funksionimi normal i bizneseve të gastronomisë dhe ky vendim të anulohet.
OAK konsideron që për ndryshim të këtij vendimi duhet të merren masa për kontrollim dhe respektim të rregulloreve për fuksionimin e këtyre bizneseve. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Debat me kryeministrin Kurti në Universitetin e St. Gallenit Debati (në gjuhën angleze) do të moderohet nga Prof. Dr. Christoph Frei, profesor i njohur i...
-
SHBA: Oficeri i FSK-së diplomon në Inxhinieri Ushtarake
-
Piktori Haxhi Fejzullahi hap ekspozitë personale në Graz
-
Itali: “Yjet e së ardhmes”, filmi më i mirë ndërkombëtar në festivalin ‘Castelli Romani’
-
Pas Gjermanisë, Kurti takon mërgatën në Francë
Jeta në Zvicër
-
Cyrihu do të rrisë tarifat e parkimit për makinat e rënda Çmimi i lejes së parkimit të rezidentit të ‘zonës blu’ në Cyrih do të varet nga...
-
Për 50 vjet numri i personave të punësuar në Zvicër u rrit nga 2.8 milionë në 4.8 milionë
-
Gjykata Federale: Një sulm ‘i vogël’ seksual nuk mund të shkurtojë dënimin me burg
-
Cilat kantone në Zvicër kanë pagën minimale më të lartë?
-
Primet e sigurimeve shëndetësore janë rritur 40 për qind në 10 vjetët e fundit