Kosova

Kosovë, studentët e nivelit bachelor dhe master nuk do të paguajnë për studimet

Sot, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Tinka Kurti njoftoi sot se duke nisur nga ky vit studentët e nivelit bachelor dhe master nuk do të paguajnë për studimet e tyre.

“Duke filluar nga ky vit akademik kërkesa e kahmotshme e studentëve për ARSIM PUBLIK FALAS është e mundshme. As niveli bachelor e as ai master nuk do të paguajnë”, shkroi Kurti në Facebook.

Ajo tha se e drejta mbi arsimin është universale.

“Për shumëkënd tarifat kanë qenë të papërballueshme. E shumë studente e studntë i kanë paguar semestrat me sakrficat e prindërve apo punën e tyre të hershme.  Kjo sot është drejtësi”, përfundoi deputetja në Facebook.