Kosova
Kosovë, sot pritet vendimi për lehtësimin e masave
Në një prononcim për media, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, një ditë më parë bëri të ditur se nga e hëna, më 27 shtator, do të hyjnë në fuqi masat e reja lehtësuese kundër COVID-19, përcjell albinfo.ch.
Vitia tha se masat pritet të miratohen të premten, në mbledhjen e Qeverisë.
“IKSHPK konstaton se situata epidemiologjike me COVID-19 aktualisht shënon rënie të rasteve të reja pozitive dhe numrit të vdekjeve, por megjithatë është akoma jostabile, duke pasur parasysh se varianti Delta është dominues në qarkullim në Kosovë. IKSHPK përkundër situatës rekomandon vigjilencë dhe vazhdimin e disa masave në mënyrë që të parandalojmë përhapjen e COVID-19”, deklaroi ministri.
Megjithatë, Vitia tha se duke pasur parasysh që një numër i madh i qytetarëve janë vaksinuar, atëherë një pjesë e masave do të jenë në këtë drejtim:
– Institucionet shtetërore dhe institucionet private detyrohen të paraqesin certifikatën e vaksinimit para hyrjes ku operojnë, përfshirë: Qendrat tregtare; Call center; Gastronomia në ambientet e brendshme; Dhe të gjithë punonjësit në institucionet publike dhe private që kanë punë me palë.
– Shkollat dhe çerdhet do të hapen nga dita e hënë, 27 shtator (maksimumi i nxënësve do të jetë 20)
– Aktivitetet sportive mund të kenë prani të shikuesve deri në 10 për qind të kapaciteteve në ambientet e brendshme, duke pasur certifikatën e vaksinimit ose një nga 3 dëshmitë alternative; pra testin PCR, serologjik ose testin rapid antigjen. Kurse, në ambientet e jashtme deri në 30 për qind të kapaciteteve.
Edhe drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani, në një konferencë bashkë me ministrin Vitia ka thënë ka rënie të numrit të rasteve të reja për 75% në dy javët e fundit.
“Kemi rënie të rasteve për 75%, megjithatë duhet të kemi parasysh se situata është ende jostabile, pasi trendi rasteve të vdekjeve është akoma brengosës”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Ramadani ka thënë se trendi i vdekjeve është ulur në 38.64% për këtë periudhë kohore.
“Vdekjet janë akoma shqetësues dhe duhet të kemi kujdes me hospitalizimin e hershëm të pacientëve për të ulur këtë trend”.
Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë thotë se për një muaj janë bërë 4500 teste të rastësishme me nxënës e arsimtarë nëpër shkolla.
E-Diaspora
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të dielën do të mbajë tubim me diasporën shqiptare në Londër....
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
Jeta në Zvicër
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve Dritat e Krishtlindjeve të Cyrihut kushtojnë shumë para. Publiku tani po ndihmon me sponsorizimet për t’u...
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme