Kosova
Kosovë: Shuhen 376 ndërmarrje, regjistrohen 2852 të reja
Raporti i Agjencisë së Statistikave në Kosovë tregon se nga janari e deri më tani janë regjistruar 2 852 ndërmarrje të reja, ndërsa janë mbyllur 376.
“Në tremujorin e tretë të vitit 2023 (TM3) gjithsej janë regjistruar 2 852 ndërmarrje dhe janë mbyllur 376 të tjera.
Në TM-3 2023, krahasuar me tremujorin paraprak (TM2 2022) kemi rritje për 7.1% të ndërmarrjeve të regjistruara. Ndërsa krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit paraprak (TM-3 2022) kemi rritje për 4.8% të ndërmarrjeve të regjistruara”, thuhet në raportin e ASK-së.
Aktivitetet ekonomike më të pëlqyera gjatë këtij tremujori janë tregtia me shumicë dhe pakicë, riparimi i mjeteve motorike, motoçikletave me 617 (21.6%), aktivitetet profesionale, shkencore dhe teknike me 334 (11.7%), akomodimi dhe aktivitetet e shërbimeve me ushqim me 228 (10.1%), ndërtimtaria me 275 (9.6%), prodhim me 272 (9.5%) etj.
Struktura e ndërmarrjeve të regjistruara sipas kategorisë së numrit të të punësuarve në kategorinë me 1 deri në 4 të punësuar janë gjithsej 2 765 ndërmarrje të regjistruara në këtë tremujor (96.9%), me 5 deri 9 të punësuar janë 69 sosh (2.4%), 10 deri në 19 të punësuar 14 (0.5%), 20 deri 249 të punësuar me 4 (0.1%), ndërsa në kategorinë me 250 e më shumë të punësuar nuk kemi ndërmarrje të reja në këtë tremujor, thuhet në raport.
Sa u përket ndërmarrjeve të shuara, në TM3 2023 janë 376 ndërmarrje apo rënie prej -5.5%, krahasuar me tremujorin paraprak (TM2 2023). Ndërsa krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit paraprak (TM3 2022) kemi rritje për 1% të ndërmarrjeve të shuara.
Sa i përket shtrirjes gjeografike të ndërmarrjeve të regjistruara në nivel të komunave ashtu si në çdo tremujorë mbizotëron Komuna e Prishtinës me 825 ndërmarrje të regjistruara (28.9%), Ferizaj me 274 (9.6%), Prizreni me 236 (8.3%), Gjilani me 190 (6.7%), Gjakova me 150 (5.3%) dhe Peja me 145 (5.1%), ndërsa komunat e tjera kanë numër më të vogël të ndërmarrjeve të regjistruara në këtë tremujor, thuhet në raport, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Hamza vazhdon fushatën në Gjermani, takoi bashkatdhetarët në Hannover e Köln Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, në kuadër të turneut të nëntorit...
-
Raportohet për eskalim gjatë tubimit të Edi Ramës me shqiptarët në Londër, rrahje mes protestuesish
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
Jeta në Zvicër
-
Kantoni Aargau refuzon uljen e moshës së votimit në 16 vjeç Votuesit në kantonin zviceran të Aargau kanë hedhur poshtë një iniciativë të popullit për të ulur...
-
Zviceranët i thonë “jo” zgjerimit të gjashtë seksioneve të autostradës
-
Shitjet e birrës në Zvicër u zvogëluan nga moti i keq
-
Projeksionet e referendumeve sot në Zvicër
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë