Lajme
Kosovë-Shqipëri, unifikim për mësimin plotësues në diasporë
Së shpejti pritet të nënshkruhet një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë për unifikimin e mësimit plotësues në diasporë
Në takimin e ardhshëm të dy qeverive, asaj të Kosovës dhe të Shqipërisë që pritet të zhvillohet në Shqipëri, pritet të nënshkruhet një marrëveshje për unifikimin e mësimit plotësues të gjuhës shqipe në diasporë. Për këtë marrëveshje janë pajtuar në parim , ministri kosovar i Diasporës, Valon Murati dhe ministrja e Arsimit dhe e Sportit e Shqipërisë, Lindita Nikolla.
Ky projekt është punuar tanimë dy vjet nga grupet e ekspertëve të Ministrisë së Arsimit të Republikës së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, ka për qëllim unifikimin dhe standardizimin e mësimit të gjuhës shqipe për diasporën, licencimin e mësimdhënësve dhe projekte të tjera që kanë të bëjnë me ruajtjen e identitetit, kulturës, traditës, historisë dhe gjuhës shqipe në diasporë.
“Do t’ju mbështesim si Ministri e Diasporës në të gjitha përpjekjet tuaja që i ndërmerrni në të mirën e diasporës sonë. E kemi detyrim si Qeveri që t’u mundësojmë bashkatdhetarëve tanë mësimin e gjuhës, traditës, kulturës dhe historisë ”, theksoi ministrja Nikolla në takimin me ministrin Murati.
Në anën tjetër, ministri i Diasporës, Valon Murati, përshëndeti gatishmërinë e ministres Nikolla për të nënshkruar këtë marrëveshje jashtëzakonisht të rëndësishme për mësimin e gjuhës shqipe në diasporë.
“Ne, së bashku, do t’i diskutojmë edhe modalitetet e punës për mësimin plotësues në diasporë. Qasja ndaj gjeneratave të reja duhet të jetë më inovative, duke përfshirë edhe teknologjinë informative. Kjo marrëveshje do t’i sjellë dobi jo vetëm diasporës sonë, por edhe dy shteteve tona”, tha ministri Murati, thuhet në një komunikatë lëshuar nga MeD.
Ndryshe, ministrja Nikolla po qëndron për vizitë zyrtare në Prishtinë, ndërsa gjatë ditës është takuar edhe me ministrin e Arsimit, Arsim Bajrami. Pas këtij takimi dy ministrat u dakorduan për bashkëpunim në arsimin e lartë.
E-Diaspora
-
Vlerësim i lartë për kompaninë „Halili + Partner“ të inxhinierit Besnik Halili Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Zvicër, Rexhep Demiri ka vizituar dhe vlerësuar lartë...
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi
-
Iu dha lamtumira e fundit aktorit Adem Muji
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
Jeta në Zvicër
-
Rritja e taksave turistike e planifikuar për Crans-Montana nxit zemërimin e pronarëve Resorti Valais i Crans-Montana planifikon të rrisë taksat turistike nga 3 në 5 franga për natë...
-
Policia ndalon trafikun në tunelin Gotthard për shkak të borës
-
Bora pengon qarkullimin rrugor në Alpe
-
Çmimet e ndërtimit janë ende në rritje, por jo në Ticino
-
A janë zviceranët dorështrënguar?