Kosova
Kosovë: Shënohet Dita Memoriale e të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë Luftës, një burrë flet publikisht

Sot, më 14 prill 2025, në Kosovë shënohet Dita Memoriale e të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë Luftës së fundit, një ditë që i kushtohet përkujtimit të vuajtjeve dhe traumës së atyre që kanë përjetuar këtë formë të dhune. Kjo ditë synon të nderojë të mbijetuarit, të rrisë ndërgjegjësimin për padrejtësinë e përjetuar dhe të luftojë stigmën e shoqërisë ndaj tyre, shkruan albinfo.ch.
Në kuadër të aktiviteteve të organizuara nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRTM), për herë të parë një burrë i mbijetuar i dhunës seksuale gjatë luftës do të ndajë publikisht rrëfimin e tij, një akt guximi që sfidon heshtjen dhe frikën, dhe që synon të hapë një kapitull të ri për drejtësinë dhe të vërtetën.
Kjo ditë është zyrtarizuar si ditë përkujtimore me propozimin e Presidentes Vjosa Osmani, si një përpjekje për ruajtjen e memories kolektive dhe për të shprehur solidaritetin me të mbijetuarit e dhunës seksuale, shkruan albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Aferdita Gashi – Mbi 50 medalje dhe një zemër që sfidon kufijtë Mbi 50 medalje, dhjetëra maratona dhe një thirrje për të gjitha gratë shqiptare: "Besoni tek forca...
-
Panairi “Vjena 2025“, bashkoi bizneset e trojeve shqiptare
-
Nga Shkupi në Holandë: Suksesi i Vigjilenca Abazit në Drejtësinë Evropiane
-
Kori “Siparantum” do të ngjitet në skenën e institucionit prestigjioz të Filarmonisë së Berlinit
-
Bardhyl Coli emërohet drejtor i ri i hotelit prestigjioz në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pse 1 maji nuk është festë publike kudo në Zvicër? Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve përkujtohet më 1 maj. Por vetëm disa pjesë të Zvicrës e festojnë...
-
Zvicër: A ka nevojë për strategji për industrinë farmaceutike?
-
Shpenzimet e kujdesit shëndetësor në Zvicër u rriten me 2.4% në vitin 2023
-
Aferdita Gashi – Mbi 50 medalje dhe një zemër që sfidon kufijtë
-
Tarifat amerikane rrisin rrezikun e papunësisë në Zvicër