Zhvillim

Kosovë, shënohet “Dita e Mollës”

Në këtë manifestim, përfaqësuesit e institucioneve vendore e konsideruan tejet të rëndësishme zhvillimin e kulturës së mollës, për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Për të dhjetën herë me radhe, të hënën në fshatin Kovragë të komunës së Istogut u shënua tradicionalisht “Dita e Mollës”, në cilën pemëtarët nga gjithë Kosova prezantuan frytet e mollës. Në këtë manifestim, përfaqësuesit e institucioneve vendore e konsideruan tejet të rëndësishme zhvillimin e kësaj kulture bujqësore për zhvillimin e vendit.

Në këtë eveniment kanë marrë pjesë kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi, drejtori i USAID për Kosovë, James Hope dhe përfaqësues nga Shoqata e pemëtarëve “Pema” në Kovragë.

Drejtori i Drejtorisë për Bujqësis, Pylltarisë dhe Hidroekonomi në komunën e Istogut, Januz Kabashi, ka përgëzuar fermerët për punën e tyre të palodhshme dhe ka premtuar mbështetje institucionale.

“Jo rastësisht jemi në Kovragë dhe unë dua të falënderoi këta fermer të shkëlqyer për punën e tyre si dhe shoqatën Pema. Ne si komunë kemi rritur buxhetin sa i përket fushës së bujqësisë ku 50 për qind e të hyrave vetanake shkojnë në bujqësi. Ne po ashtu jemi falënderues për kontributin që ministria ka dhënë në përkrahej e këtyre fermerëve, mirëpo kërkojnë që edhe në të ardhmen të në përkrahin”, u shpreh Kabashi.

Ndërkaq Ministri i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi u shpreh i kënaqur që ishte në mesin e fermerëve të vyeshëm të Kovragës, në një ditë të rëndësishme ku shënohen frytet e punës së tyre.

“Ministria e Bujqësisë e konsideron sektorin e pemëtarisë si sektor strategjik dhe kultura e mollës luan rolin kryesor brenda këtij sektori dhe jeni ju pemëtarët e Kovragës dhe Komunës së Istogut që jeni pionier në zhvillimin e pemëtarisë, andaj ne si ministri do mundohemi që të gjejmë forma që të ju ndihmojmë edhe në të ardhmen”, tha nder të tjera ministri Krasniqi.

Me këtë rast, drejtori i Drejtoratit të Bujqësisë, Januz Kabashi ka bërë shpërndarjen e mirënjohjeve dhe shpërblimeve për fermerët e dalluar të kësaj ane.

Organizimi i këtij manifestimi u bë nga shoqata “Pema” në Kovragë, nën patronatin e Ministrisë së Bujqësisë dhe Komunës së Istogut