Kosova
Kosovë: Sekuestrohen sasi e konsiderueshme e monedhave metalike të falsifikuara
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë një kontrolli ka ndaluar automjetin Audi A4, i cili po drejtohej nga personi A.B., m/k (viti i lindjes 1997), ku gjatë kontrollit në bagazh i është gjetur një sasi e konsiderueshme e monedhave metalike nga 2 euro, për të cilat ekziston dyshimi i bazuar se janë të falsifikuara.
Nga njësiti për krime ekonomike, me urdhër të gjykatës është bërë kontrolli i shtëpisë së personit të dyshuar, ku janë gjetur dhe sekuestruar:
• 490 x 2 copë monedha metalike nga 2 euro, gjithsej në vlerë 980 euro;
• Automjeti Audi A4 i përdorur në rast,
• 2 (dy) telefona celularë.
I dyshuari është intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës, ndërsa me aktvendim të Prokurorit të krimeve të rënda nga PTH-Prishtinë, i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë.
“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e të gjitha dukurive negative dhe të paligjshme në vend, si dhe ofrimin e sigurisë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Policisë.
E-Diaspora
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!” Ftohen të gjithë shqiptarët, në cilindo shtet qofshin, që në dritaret apo ballkonet e tyre, më...
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
Jeta në Zvicër
-
Aktivitetet terroriste janë në rritje në Zvicër Procedurat penale në lidhje me aktet e terrorizmit kanë arritur “një rekord historik” në vitin 2024,...
-
Linja të reja fluturimi nga aeroporti i Bazelit
-
Pas incidentit në Graz, Zyra e Prokurorit Publik: Anëtari i ekuipazhit vdiq si rezultat i mungesës së oksigjenit
-
Policia kantonale ndaloi shtatë vetura që kishin 20 centimetra borë në çati
-
Zvicër, 2025: Biletat e udhëtimit do të kushtojnë më shumë