Kosova

Kosovë: RTK nxiu ekranin në shenjë proteste

RTK në shenjë proteste kundër amendamentit që e shndërron këtë medium në transmetues shtetëror, për më shumë se një minutë ndërpreu transmetimin në mes të Lajmeve Qendrore, shkruan rtk, përcjell albinfo.ch.

Deputetët sot votuan ligjin për pagat, ku është futur edhe RTK, pavarësisht reagimeve dhe protestave të shumta të punëtorëve.

Në anën tjetër, të njëjtit deputetë nuk po e votojnë ligjin e RTK-së për muaj me radhë, pa asnjë arsyetim, që lë hapësirë për të dyshuar se me këto veprime ligjvënësit po dëshirojnë ta fusin në kontroll të plotë politike transmetuesin publik.