Kosova
Kosovë: Rritet numri i vizitorëve në hotele

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka publikuar Statistikat e Hotelerisë për muajin dhjetor 2023.
Në dhjetor 2023, numri i vizitorëve (vendorë dhe të huaj) në hotele ishte 54 832, prej tyre 40.1%, ishin vendorë dhe 59.8% ishin të jashtëm. Krahasuar me muajin dhjetor të vitit 2022 (sa ishin 42042 vizitorë) kishte rritje të numrit të përgjithshëm të vizitorëve në hotele për 30,4%.
Numri i net-qëndrimeve ishte 145 619, prej tyre 43,9% nga vendorët dhe 56,0% nga të huajt. “Numrin më të madh të vizitorëve te brendshëm në hotele e ka regjioni i Pejës me 7 659, vizitorë dhe më 38 705, net-qëndrimi. Sa u përket vizitorëve të huaj krahasuar me periudhën paraprake (Dhjetor 2022) ka rritje te vizitorëve për 25,1%. Në total 32 835vizitorë të huaj, nga të cilët numri më i madh është nga Shqipëri, Zvicra, Gjermania,Turqia etj”, thuhet në njoftimin e ASK-së.
E-Diaspora
-
Falet namazi i Fitër Bajramit në Lozanë Në qendër të Lozanës, në organizim të Qendrës Shqiptare për Integrim Kulturor dhe Fetar, është bërë...
-
Hap dyert pika e re shkollore në Arbon të Kantonit të Thurgaut
-
Promovim libri nga studentët shqiptarë të Gjenevës dhe KSHGJ
-
Tri klube të Ligës Premier monitorojnë Ardon Jasharin
-
Komuniteti mysliman shqiptar në Zvicër uron festën e Fitër Bajramit
Jeta në Zvicër
-
Trump nuk shqetësohet për rritjen e çmimeve të makinave pas tarifave të reja Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi të shtunën se nuk i intereson fare rritja e çmimeve të...
-
Bastet në ndeshjet e kombëtares ndalohen në Zvicër
-
Vinçi më i madh i Zvicrës po përdoret për rinovimin e urës
-
Hap dyert pika e re shkollore në Arbon të Kantonit të Thurgaut
-
Zvicër: Kërkohet që dyqanet e vetë-shërbimit të lejohen të qëndrojnë gjithmonë të hapura