Kosova
Kosovë: Rritet numri i të prekurve me kancer, 1500 raste të reja për 9 muaj

Rreth 1 mijë e 500 persona janë diagnostikuar me kancer në nëntëmujorin e këtij viti, duke shënuar një rritje prej më shumë se pesë për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Po ashtu, numri i të rinjve të prekur nga kjo sëmundje malinje ka shënuar rritje. Kanceri i gjirit mbetet më i përhapuri te femrat, ndërsa ai i mushkërive vazhdon të dominojë te meshkujt.
Drejtori i Klinikës së Onkologjisë pranë Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Ilir Kurtishi, në një intervistë për KosovaPress thekson se numri i të prekurve me kancer po shënon rritje vazhdimisht.
Kurtishi tregon se nga muaji janar deri në gjysmën e muajit shtator janë regjistruar mbi 300 raste të reja me kancer të gjirit te femrat.
Kurtishi thekson se shqetësuese është rritja e numrit të të rinjve të prekur me kancer.
Ndër të tjera, Kurtishi shprehet se po përballen me numrin e reduktuar të infermierëve në këtë klinikë.
Përveç këtyre, Kurtishi tregon se pritet që objektit të Klinikës së Onkologjisë t’i shtohet edhe një kat tjetër, për të rritur gamën e shërbimeve. Po ashtu ai thotë se pritet që vitin e ardhshëm të pajisen edhe me një aparat të ri për rrezatim.
E-Diaspora
-
Polici aktor, Luani, ju garanton të qeshura, “derisa të vijë policia” Në vitet 1990, ai kishte ikur nga Kosova në Gjermani me prindërit e tij. Në “Luans...
-
Hyjnë për të plaçkitur në një shtëpi: Arrestohen kosovari dhe slloveni
-
Fletëvotimet për diasporën shqiptare shpërndahen nga 15 prilli në Evropë dhe kontinentet e tjera
-
Hap dyert, shkolla shqipe në Grabs të kantonit të St. Gallenit
-
Aksidentohet autobusi me mërgimtarë që udhëtonte nga Kosova në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Thatësira në Zvicër Një fundjavë me mot të mirë – dhe ne jemi tashmë në kushte thatësire. Niveli i...
-
Hyjnë për të plaçkitur në një shtëpi: Arrestohen kosovari dhe slloveni
-
Gjeneva e shqetësuar për abuzimin e shurupit me kodeinë nga adoleshentët
-
Zvicra krijon task forcë për të trajtuar kriminelët e huaj
-
Hap dyert, shkolla shqipe në Grabs të kantonit të St. Gallenit