Kosova
Kosovë: Rritet numri i pasaportave të lëshuara këtë vit
Mbi 411 mijë pasaporta janë lëshuar këtë vit nga Agjencia e Regjistrimit Civil (ARC). Krahasuar me vitin e kaluar, sivjet ky numër është rritur për 28 për qind. Kështu ka bërë të ditur për Ekonomia Online, kryeshefi i ARC-së, Blerim Camaj.
Camaj ka thënë se këtë vit kanë shënuar rritje edhe numri i lëshimit të letërnjoftimeve dhe patent-shoferëve, teksa synim kanë zvogëlimin e barrës administrative, ku qytetarët mund të marrin shërbime në mënyrë elektronike.
Ai ka thënë se këtë vit kanë lëshuar 12 për qind më shumë letërnjoftime se sa vitin e kaluar.
“Këtë vit, lëshimi i pasaportave janë në rritje sipas shifrave, 411,489 pasaporta. Çka do të thotë se krahasuar me vitin e kaluar, kemi 28 për qind më shumë pasaporta. Arsyeja dihet është për shkak të liberalizimit të vizave. E sa i përket letërnjoftimeve, kemi 248 mijë të lëshuara, krahasuar me vitin e kaluar është 12 për qind më shumë këtë vit”, ka thënë Camaj, teksa shton se për patent-shoferë nuk ka ndonjë përqindje të lartë krahasuar me vitin e kaluar.
Camaj ka deklaruar se fokus për vitin e ardhshëm është zvogëlimi i barrës administrative, ku qytetarët do të mund t’i marrin disa shërbime në mënyrë elektronike.
“Patent-shoferë kemi të lëshuar 83,579, krahasuar me vitin e kaluar është dikund 1 për qind më shumë këtë vit. Kështu që edhe këtë vit që po e përfundojmë, shërbimet ndaj qytetarëve kanë qenë të mira. Si nga gjendja civile, pajisja me dokumente, regjistrimi i automjeteve, mirëpo për vitin e ardhshëm mendojmë që këto shërbime të avancohen sidomos në zvogëlimin e barrës administrative, ku qytetari do të marrë shërbime në mënyrë elektronike edhe t’i eliminojmë letrat. Ky pra është një projekt i Qeverisë që barra administrative të funksionojë sa më mirë në institucione të shtetit, sidomos në Agjencinë e Regjistrimit Civil, ku qytetarët marrin shërbime më esenciale dhe më të rëndësishme”, u shpreh Camaj.
Krahas këtij angazhimi, Camaj ka thënë se punë të madhe kanë bërë edhe në veri të vendit. Aty, tashmë ARC-ja funksionon
“Edhe shërbimet në veri siç dihet që kemi funksionuar nëpër fshatra, tani të gjitha shërbimet që ofron Agjencioni i Regjistrimit Civil merren në një vend. Janë akomoduar zyrtarët nëpër objektet komunale, ku janë duke ofruar të gjitha shërbimet në një vend. Kemi bërë edhe rekrutimin e zyrtarëve, fillimisht na u ka deshtë t’i marrim disa zyrtarë me kontrata mbi vepër, ndërsa tashmë i kemi rekrutuar dhe zyrtarët janë duke funksionuar dhe po ofrojmë shërbime të sakta në baza ditore dhe të shpejta”, u shpreh ai.
E-Diaspora
-
Kurti takon bashkatdhetarët në Slloveni, i fton të regjistrohen për të votuar më 9 shkurt Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mbrëmë u prit nga bashkatdhetarë që jetojnë dhe punojnë...
-
Në konsullatën e Kosovës në Cyrih, promovohen veprat e Dr. Xhavit Lipajt
-
Jela Berisha përfaqëson shkollën shqipe “Ostermunndigen Bern” me interpretim të librave
-
Mbi 5,500 qytetarë të Kosovës morën leje pune në Gjermani, brenda 5 muajve
-
Një projekt mbi “plakjen e shëndetshme” të komunitetit shqiptar të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Numër rekord i shpërthimeve të ATM-ve gjatë vitit 2024 në Zvicër Shpërthimet e ATM-ve në Zvicër kanë shënuar një rekord të lartë këtë vit. Nga mesi i...
-
Kantonet më të këqija për vozitje në gjendje të dehur
-
Zvicër: Më shumë gra kërkojnë kirurgji për zvogëlimin e gjoksit
-
Rreth 1 në 5 të rritur në Zvicër probleme me shkrim-lexim
-
Ema Hoti, shqiptarja me titullin “Miss Sympathy in Switzerland”