Kosova
Kosovë: Rritet çmimi i arit, blerësit më të mëdhenj janë nga diaspora
Rritja e çmimit të arit ka ulur kërkesën për këtë mall në tregun e Kosovës, por ka rritur interesimin për ndërrim të tij me vlerën e njëjtë.
Pronarë të argjendarive thonë se qytetarët zakonisht i ndërrojnë modelet e vjetra të arit me modele të reja.
Enver Pakashtica, kryetar i Shoqatës së Artarëve të Kosovës, thotë se gjatë vitit 2021, çmimi i arit është rritur në 51 mijë euro për kilogram, nga 47 mijë euro sa ka qenë në vitin 2020.
Çmimi i arit varet nga lëvizjet në bursën ndërkombëtare.
Pakashtica thotë se interesimi për të blerë ar ka rënë shumë që nga shpërthimi i pandemisë së koronavirusit, në mars të vitit 2020, përcjell Albinfo.ch.
“Viti 2020 ka qenë shumë i rëndë, më 2021 ka pasur lëvizje pozitive, por jo në nivel të kënaqshëm. Zakonisht, qytetarët blejnë ar për dasma, është traditë. Diaspora blen më shumë. Tash, pasi nuk ka dasma, vjen ndonjë qytetar për ndonjë datëlindje, festë, dhuratë, por jo blerje nga dëshira”, thotë Pakashtica për Rel.
Sipas tij, trend është ndërrimi i arit, “rreth 80 për qind e konsumatorëve janë të kësaj kategorie”, thekson ai.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik