Kosova
Kosovë: Rreth 1,400 punëtorë “pa letra” aplikojnë për kompensim të pagave
Rreth 1,400 punëtorë që kanë punuar pa kontrata të punës në kompani të ndryshme private në Kosovë, kanë parashtruar kërkesa për regjistrim në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK)
Ata kanë aplikuar në mënyrë që të përfitojnë nga një pako emergjente e Qeverisë së Kosovës.
Përmes kësaj pakoje, të miratuar për të luftuar pasojat ekonomike të pandemisë së koronavirusit, qeveria ka mundësuar që punëtorët “pa letra” të nënshkruajnë marrëveshje me punëdhënësin së paku një vit, në mënyrë që të përfitojnë nga 130 euro për muajt prill dhe maj.
Për t’iu dalë në ndihmë bizneseve dhe kategorive tjera të shoqërisë, Qeveria e Kosovës, me propozimin e Ministrisë së Financave dhe Transfereve, ka miratuar Pakon Emergjente Fiskale në vlerë prej 179.6 milionë eurosh, e cila duhet të zbatohet nga ATK-
Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj, tha se bizneset dhe punëtorët mund të parashtrojnë kërkesa deri më 15 maj.
“Kanë aplikuar rreth 1,400 punëtorë, të cilët janë të seleksionuar në kategorinë C, që nënkupton se kanë lidhur marrëveshje me pronarin pas datës 1 mars e të cilët do të marrin nga 130 euro në muaj”, tha Murtezaj.
Pronarët e kompanive po lidhin kontrata me anëtarë të familjes?!
Por, përfaqësues të punëtorëve dyshojnë se bizneset po e keqpërdorin këtë mundësi, pasi, sipas tyre, pronarët po nënshkruajnë kontrata me anëtarët e familjeve të tyre.
Jusuf Azemi, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, që funksionon në kuadër të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, tha për Radion Evropa e Lirë se pronarët po përfitojnë në mënyrë individuale.
“BSPK-ja në terren ka vërejtur se pronarët fillimisht po e plotësojnë listën me anëtarët e rrethit familjar, e më pas, nëse mbetet hapësirë për punëtorë… Kompanitë nuk e kanë qëllim që t’i legalizojnë punëtorët. Edhe në këtë rast, kompanitë qëllimin e kanë që të përfitojnë në mënyrë individuale”, tha Azemi.
Kurti: Njëherë pako emergjente, pastaj pako për rimëkëmbje ekonomike
Sipas BSPK-së, në tregun e punës llogaritet të jenë mbi 150 mijë punëtorë pa kontrata. Kjo sindikatë vazhdimisht ka shprehur shqetësimin se, përveç mungesës së kontratave, në sektorin privat punëtorët punojnë me orar të zgjatur, me vetëm një ditë pushim gjatë javës dhe pa pushim vjetor.
Drejtori i ATK-së, Ilir Murtezaj, tha se deri më tani nuk kanë informacione për keqpërdorime, por nëse evidentohen të tillat pas verifikimit të listave, pronarët do të ndëshkohen konform ligjeve në fuqi.
“Ne kemi një sistem shumë funksional brenda ATK-së dhe kemi mundësi që të masim apo të bëjmë krahasimin e këtyre të dhënave. Në rast se konfirmohet se ka keqpërdorime të tilla, duke paraqitur anëtarë të familjes, që në realitet nuk janë të punësuar në kompani, atëherë do të ndërmerren masa juridike në përputhje me ligjin”, siguroi Murtezaj.
Nga data 11 prill, kur ka filluar aplikimi në sistemin elektronik për përfitime nga pakoja fiskale, e deri më sot, në ATK kërkesa për kompensim kanë paraqitur gjithsej 6,096 biznese. Nga to, për kompensim të pagave për punëtorët janë 4,917 biznese, me rreth 29 mijë punëtorë. Në këtë shifër hyjnë edhe punëtorët e rinj. Kurse për kompensim të qirasë janë paraqitur 1,179 kërkesa.
Numri i përgjithshëm i punëtorëve me kontrata, e që kanë kërkuar kompensim, është rreth 29 mijë.
E-Diaspora
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit Valdete Hoti dhe Shoqata “Parandalo”, të cilën ajo e drejton, dëshmojnë se edhe një iniciativë e...
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
Jeta në Zvicër
-
Çfarë faturash duhet të paguani përpara datës 31 dhjetor, në Zvicër? Fundi i vitit është vetëm disa ditë larg, dhe për shumicën e njerëzve në Zvicër kjo...
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër