Kosova
Kosovë: Rifillon aplikimi për njohje të statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit
Në Kosovë ka rifilluar procesi i aplikimit për njohje të statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, ka njoftuar Komisioni Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Personave të Dhunuar gjatë Luftës Çlirimtare të Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Afati për të parashtruar kërkesën për njohjen e statusit të viktimës së dhunës seksuale gjatë luftës për realizimin e të drejtave në pensione dhe benificione të përcaktuara sipas këtij ligji për viktima të dhunës seksuale gjatë luftës është deri më 15 maj 2025, bëhet e ditur përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.
“Komisioni Qeveritar fton të gjithë personat e mbijetuar të dhunës seksuale gjatë luftës çlirimtare të Kosovës të shfrytëzojnë të drejtën ligjore për aplikim, duke shprehur përkushtimin më të lartë për të vazhduar punën e palodhshme në procesin e njohjes së statusit të tyre”, thuhet ndër të tjera në njoftim.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? Në Zvicër, gjithnjë e më pak njerëz po ndërrojnë vendbanim. Sipas të dhënave të Zyrës Federale... -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor













