Kosova
Kosovë: Qytetarët kanë mbi 5 miliardë euro borxhe nëpër banka

Sipas Bankës Qendrore, deri tash figurojnë 653 mijë e 634 kredimarrës që kanë një apo më shumë kredi aktive në gjithë sektorin financiar.
Borxhi aktual i qytetarëve të Kosovës që kanë nëpër bankat komerciale ka kapur shifrën e mbi 5 miliardë eurove.
Në tre vjetët e fundit, përfshirë edhe janarin e vitit 2023, qytetarët kanë marrë 1 mijë 561 kredi hipotekare, për të blerë banese ose shtëpi.
Vlera e këtyre kredive në tri vjetët e fundit, deri më 1 shkurt të këtij viti, është mbi 128 milionë euro.
Këto kredi janë dhënë për periudha kohore duke filluar prej 5, 10, dhe mbi 10 vjet.
Për një familje prej 4 anëtarësh, minimumi i hapësirës së një banese që konsiderohet e nevojshme është rreth 80 metra katrorë. Për të blerë një banesë të tillë, me këto paga mesatare nuk do mjaftonte as kredia e dhënë për 15 vjet.
“Vlerësoj që një hapësirë banesore dikun afër 80 metra katrorë, vlerësoj që i plotëson kushtimisht në mënyre optimale sepse jo diçka me jetu me luks, vlerësoj që i plotëson për faktin që, dy dhoma gjumi një hapësirë e ndejës”, thotë eksperti i ekonomisë Mustafë Kadriaj.
Edhe eksperti tjetër i ekonomisë, Lekë Musa, thotë se është e vështirë që një familje mesatare të blejë banesë në Prishtinë.
“Tani bankat ofrojnë kredi deri në 15 vite, e besojë se një kredi prej 15 vitesh për të ble një banesë në qendër të Prishtinës për një familje të tillë mesatare është e vështirë, domethënë ato duhet ose s’paku të shohin jashtë domethënë, jashtë Prishtinës ku çmimi i metrit katror është nër 1 mijë euro, dhe që të ketë një kredi bankare së paku për 15 vite domethënë për të arritur për të blerë një banesë”./koha.net
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Sopranoja shqiptare, Ana Naqe të shtunën me performancë në Bruksel Sopranoja shqiptare, Ana Naqe, do të performojë të shtunën në Bruksel, në “Théâtre de La Monnaie”....
-
Fehmi Fetahu: Bizneset në Zvicër duhet të përgatiten për pasojat e tarifave të Trump-it
-
44 vjeçarja shqiptare plagoset rëndë nga një zviceran
-
Një vend dinjitoz për të gjithë, Weinfelden-i debaton rregulloret e reja të varrezave
-
BBC: Mafia shqiptare dhe trafiku i kokainës në Evropë
Jeta në Zvicër
-
Toblerone rikthehet me simbolin zviceran – investim i ri në Bernë Shumica e produkteve Toblerone do të mbajnë tani kryqin zviceran në paketimin e tyre. Kompania amerikane...
-
Zvicër: Ndalohen fishekzjarrët
-
A janë gjigantët farmaceutikë kompanitë më të mira për të punuar në Zvicër?
-
Masat nga qeveria zvicerane pas tarifave nga Trump
-
Lloji i ri i Mpox në Zvicër