Lajme
Kosovë: Qytetarët ankohen për trotinetët elektrikë, kryeqyteti kufizon me rregullore lëvizjet
Kohëve të fundit në qytetin e Prishtinës, në shesh por edhe në rrugët e qytetit, lëvizjet me trotinete elektrike janë bërë të shpeshta.
Këto lëvizje të shpeshta dhe me shpejtësi të madhe kanë ngjallur pakënaqësi te qytetarët, të cilët kanë kritikuar personat që lëvizin me trotinetë elektrike, duke bërë edhe kërkesa që ky problem të zgjidhet.
Por, përveç pakënaqësisë, lëvizjet me trotinete kanë shkaktuar edhe aksidente, duke lënë persona të shumtë të lënduar.
Vetëm gjatë ditë së djeshme, siç është njoftuar, disa të rinj kanë pësuar lëndime të shumta dhe serioze. Një 19 -vjeçar, siç njoftohet, ka pësuar lëndime të rënda në kokë, një 7-vjeçar, i cili ka qenë duke lëvizur me trotinet, është goditur nga vetura, po ashtu edhe një 4-vjeçar si pasojë e rrëzimit nga trotineti ka pësuar lëndime-shqyerje të veshit.
Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj, i pyetur rreth kësaj problematike tashmë shqetësuese dhe mundësisë së zgjidhjes së këtij problemi nga ana e Komunës së Prishtinës, ka thënë se tashmë është punuar në rregulloren që çon drejt zgjidhjes.
“Kemi punu në Rregulloren për E-Trotinetet, do të jetë në diskutim publik nga muaji i ardhshëm. Dhe do të votohet në mbledhjen e radhës”, ka thënë Zogaj për lajm.
Për “vërshimin” që lëvizjet me trotinete ia kanë bërë Prishtinës, janë bërë thirrje të shumta që të shtohet kujdesi në mënyrë që të mos ketë pasoja në njerëz. Sidomos në pjesën e sheshit, e cila përveç nga të rritur, frekuentohet në masë të madhe edhe nga fëmijët.
E-Diaspora
-
“Kërcimi i Tropojës”, zyrtarisht pjesë e Listës Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit në UNESCO Lajm i jashtëzakonshëm për trashëgiminë kulturore shqiptare (Video) ...
-
Vajzat shqiptare nga Haraçina “sundojnë” Belgjikën
-
Gashi: Diaspora – një urë lidhëse për zhvillimin ekonomik të Kosovës
-
Presidenti Bajram Begaj vizitoi shkollën shqipe në Bolonjë, përgëzon shqiptarët për ruajtjen e identitetit
-
Frankfurt: Agnesa Kolica, fituese e “Çmimit për Integrim”
Jeta në Zvicër
-
Sasia e borës që bie në Alpe është ulur me një të tretën në një shekull Reshjet e borës në Alpe ranë në mënyrë dramatike midis viteve 1920 dhe 2020, sipas një...
-
Uji i rubinetit nuk është plotësisht transparent në Zvicrën frëngjishtfolëse
-
Qyteti i Cyrihut përballet me kosto shtesë milionëshe
-
Ushtria zvicerane merr 500 milionë CHF financim shtesë
-
Gjermania lëviz për ta bërë jetën më të lirë për blerësit nga Zvicra