Kosova
Kosovë: Qindra mjekë e infermierë, të infektuar me Covid-19
Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, gjatē kohës sa përgjigjej në kritikat e opozitës në Kosovë rreth menaxhimit të pandemisë, ka bërë ditur se një numër i madh i personelit shëndetësor është i infektuar.
“Sipas të dhënave të SHSKUK-së dhe QKUK-së, në të gjitha spitalet tona janë në trajtim 181 pacientë, prej tyre 149 me COVID të konfirmuar dhe vetëm dy në kujdesin intensiv. Unë pajtohem sërish dhe plotësisht me kolegun tim Dreshaj që ne duhet të rritim numrin dhe kualitetet e shërbimeve të kujdesit intensiv në Kosovë. Elementi i tretë që ne jemi duke u bazuar është numri i punëtorëve shëndetësorë të infektuar me COVID, përkatësisht aftësia e sistemit shëndetësor t’i përballojë një fluksi të madh të mundshëm. Sipas të dhënave të djeshme, ne kemi pasur mbi 130 mjekë dhe 160 infermierë të infektuar, por në bazë të evidencës me Omicron dhe praktikave të menaxhimit që filloi në SHBA, ne e kemi shkurtuar afatin në punë në pesë ditë nëse janë pa simptoma klinike”, tha ai.
E-Diaspora
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit Dr. Edin Nevzati punon si neurokirurg në SHBA, në Universitetin e Kolorados ndërsa ruan lidhjen shkencore...
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët pesimistë për vitin 2025, sa i përket anës financiare Numri i njerëzve që kanë vështirësi në pagesën e primeve të sigurimit shëndetësor nuk ka qenë...
-
Një skiator humb jetën nga orteku në Zvicër
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
84 franga në ditë, ku shkojnë paratë që paguani për biletën e skive?
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik, por bëjnë presion mbi industrinë e hoteleve dhe restoranteve