Lajme

Kosovë: Qeveria përpiqet të rikthejë mjekët nga diaspora

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, sot ka deklaruar se po fillon epokë e re e angazhimit të profesionistëve shëndetësorë nga mërgata dhe ata që kanë përfunduar shkollimin në Kosovë dhe nga Evropa e SHBA-ja.

Ai tha se ky Udhëzim Administrativ heq barrierat burokratike të marrjes së licencës.

“Bashkatdhetarët tanë që angazhohen në institucionet tona publike, do të kenë  licencë 5-vjeçare dhe do të hiqen taksat  për ta”, tha ministri Latifi, në konferencë për media, pas mbledhjes së Qeverisë.

“Procedura për licencim të tyre do të jetë shumë më e shkurtër”, tha ministri Latifi.

Ai e pranoi se aktualisht ka pabarazi mes mjekëve nga Prishtina me vendet e tjera të Kosovës, meqë shumica e ekspertizës është në kryeqytet.

“Kemi shumë kirurgë në Prishtinë e jo në spitalet e tjera. E kemi vendosur ta bëjmë ridistribuimin e ekspertizës sonë”, tha Latifi.