Kosova
Kosovë: Qeveria ndan 240 mijë euro për libra shkollorë për Luginën e Preshevës
Qeveria e Kosovës, të mërkurën ka marrë vendim për të ndarë 240 mijë euro për librat shkollorë për nxënësit në Luginë të Preshevës.
“Qeveria ka ndarë 240 mijë euro për pajisje me tekste shkollore të nxënësve shqiptarë të shkollave fillore në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc. Kjo ndarje bëhet në bazë të Memorandumit të nënshkruar ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar”, u tha në mbledhjen e ekzekutivit.
“Ky akt është më shumë sesa një veprim administrativ, është akt solidariteti dhe përgjegjësie kombëtare që nuk lë vend për fjalë, por vetëm për mirënjohje të thellë! 2220 nxënës në Preshevë, 1461 në Bujanoc dhe 27 në Medvegjë, edhe këtë vitin e ri shkollor e fillojnë me tekstet që do t’i ndihmojnë të ecin përpara. Kjo nuk është thjesht ndihmë, kjo është garanci për të ardhmen e brezave që vijnë, për ruajtjen e gjuhës shqipe, për forcimin e identitetit tonë. E fatkeqësisht Serbia edhe më tej nuk lejon në Luginën e Preshevës asnjë libër shkollor në gjuhën shqipe për rreth 3 mijë nxënësit e shkollave të mesme me plan-programet e reformuara. Megjithatë, vendimi i sotëm nuk ka të bëjë vetëm me shkollimin, ka të bëjë me ne si komb, si një trup i vetëm që pavarësisht kufijve politikë, qëndron përkrah njëri-tjetrin. Qeveria e Kosovës po dëshmon edhe një herë se është krah për krah me shqiptarët e Luginës së Preshevës, sepse vetëm kështu do të ecim përpara, më të fortë se kurrë!”, ka shkruar Ragmi Mustafi në Facebook.
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh Burri po mbahej me një të burgosur tjetër në një burg në qytetin lindor të Semnanit,...
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pret të mbyllë vitin financiar 2024 me 80 miliardë franga fitim