Kosova

Kosovë: Punonjësit shëndetësorë, në grevë më 25 nëntor

Këshilli Drejtues i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës sot ka marrë vendim për një grevë të përgjithshme të enjten, më 25 nëntor.

Në një njoftim për media thuhet se Këshilli Drejtues i FSSHK-së kërkon takim urgjent me kryeministrin Albin Kurti, ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sfeçla dhe ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifi, t’i ftojë sindikatat në grupin punues për Projektligjin e Pagave.

Qëllimi i këtyre takimeve është që Projektligji për Pagat të hartohet në bashkëpunim me Sindikatat dhe faktorë të tjerë dhe të shkojë sa më parë në Parlament dhe i njëjti të fillojë së implementuari nga viti 2022.