Kosova
Kosovë: Punëtori i KEDS-it rezulton pozitiv me Covid 19
KEDS ka bërë të ditur se një punëtor i kompanisë në Distriktin e Ferizajt është testuar me datën 14 prill dhe ka rezultuar pozitiv me Covid-19.
Sipas njoftimit, ai që një javë ishte vënë në karantinë nga KEDS-i, pasi me 8 prill ishte shfaqur rasti i parë në fshatin e tij.
“Ne si kompani kemi reaguar menjëherë dhe e kemi dërguar punonjësin, por edhe ekipin e tij të ngushtë në karantinë, duke u bazuar në udhëzimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike për rastet e tilla”.
“Gjatë qëndrimit në vet karantinë në shtëpi pikërisht më datën 15 Prill kur doli rezultati i testimit, ai rezultoi pozitiv. Pasi e kuptuam rastin dje, menjëherë si KEDS kemi ndërmarrë masa në identifikimin e të gjitha kontakteve tjera që mund të ketë pasur punonjësi”, thuhet në njoftimin e KEDS.
“Që nga dita e parë me datën 12 mars, kur u morën vendimet nga institucionet qeveritare dhe ato të kujdesit shëndetësor, KEDS ka krijuar Komisionin e Emergjencave i cili nga afër po monitoron situatën dhe bazuar në atë marrjen e masave të nevojshme: si furnizimin e të gjithë stafit me maskë dhe doreza dezinfektimin në baza të rregullta të të gjitha ndërtesave dhe makinave, dërgimin në shtëpi të rreth 400 punonjësve për arsye të ndryshme (gra shtatzëna, kujdesin për fëmijë, sëmundje kronike), dërgimin e një pjese të stafit administrativ që punojnë nga shtëpia, vetë-karantinimin e punonjësve nga zonat e prekura, duke furnizuar punonjësit e terrenit me rroba të mjaftueshme nëse është e nevojshme të hyjnë në zona karantine për të rregulluar çdo ndërhyrje urgjente, etj”, thuhet tutje.
E-Diaspora
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit Valdete Hoti dhe Shoqata “Parandalo”, të cilën ajo e drejton, dëshmojnë se edhe një iniciativë e...
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
Jeta në Zvicër
-
Çfarë faturash duhet të paguani përpara datës 31 dhjetor, në Zvicër? Fundi i vitit është vetëm disa ditë larg, dhe për shumicën e njerëzve në Zvicër kjo...
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër