Kosova

Kosovë: Policia nisë dërgimin e gjobave në adresën e pronarit të automjetit

Policia e Kosovës ka nisur nga sot zyrtarisht dërgimin e gjobave të trafikut në adresën e pronarit të automjetit, për shkeljet që identifikohen përmes kamerave dhe radarëve.

Ky mekanizëm synon të rrisë disiplinën në komunikacion dhe të përmirësojë sigurinë rrugore, duke ndëshkuar në mënyrë më efikase shkelësit e rregullave të trafikut, transmeton albinfo.ch.

Gjobat do t’u dërgohen drejtpërdrejt pronarëve të automjeteve, të cilët do të mbajnë përgjegjësi për shkeljet e evidentuara përmes mjeteve teknologjike. Policia u bën thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat në komunikacion dhe të kontribuojnë në krijimin e një mjedisi më të sigurt për të gjithë pjesëmarrësit në trafik.