Kosova
Kosovë: Policia me plan për ndalimin e përdorimit të telefonit gjatë vozitjes
Përdorimi i telefonit gjatë vozitjes po rezulton të jetë një nga shkaktarët kryesorë të aksidenteve në komunikacion. Shefi i Njësisë së Trafikut Rrugor në Prishtinë, Vedat Zuka, ka bërë të ditur se rreth 50% e aksidenteve në trafik lidhen me përdorimin e telefonit, duke e cilësuar këtë sjellje si një kërcënim serioz për sigurinë publike, transmeton albinfo.ch.
Në një intervistë për Ekonomia Online, Zuka tha se policia ka hartuar një plan operativ të posaçëm për të parandaluar këtë dukuri gjithnjë e më shqetësuese.
“Telefoni është jashtëzakonisht i rrezikshëm gjatë vozitjes. Ne kemi hartuar një plan operativ dhe policia është aktivizuar në terren. Bëj apel te të gjithë vozitësit që të mos e përdorin telefonin, sepse kjo mund të shkaktojë pasoja të rënda”, deklaroi ai.
Vetëm gjatë ditës së diel, në kryeqytet janë shqiptuar afro 60 gjoba ndaj vozitësve që janë kapur duke përdorur telefonin gjatë drejtimit të automjetit.
“Këto janë vetëm në Prishtinë, pa përfshirë qytetet e tjera. Kemi rritur aktivitetet për shkak të shtimit të ndjeshëm të numrit të aksidenteve që ndodhin si pasojë e shpërqendrimit nga telefoni”, theksoi Zuka.
Ai gjithashtu vuri në dukje se një pjesë e konsiderueshme e shoferëve përdorin telefonin jo vetëm për të folur, por edhe për të shkruar mesazhe dhe për të qëndruar aktivë në rrjetet sociale, duke e shtuar rrezikun në trafik, transmeton albinfo.ch.
“Nëse dilni në qytet, do të shihni shoferë që shkruajnë mesazhe apo qëndrojnë në rrjete sociale gjatë vozitjes. Kjo është shqetësuese dhe sjell pasoja për të gjithë pjesëmarrësit në trafik”, përfundoi ai.
Policia e Kosovës u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të tregojnë kujdes dhe përgjegjësi, duke shmangur përdorimin e telefonit gjatë vozitjes dhe duke kontribuar kështu në rritjen e sigurisë rrugore, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku,... -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Zvicër
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën









