Lajme
Kosovë: Pesë raste të reja me koronavirus, shtatë të tjerë të shëruar
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se shtatë persona janë shëruar nga koroanvirusi dhe pesë të tjerë janë konfirmuar se janë infektuar me të.
Sot janë testuar 128 mostra në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare, të marra nga rastet e hospitalizuara në Klinikën infektive dhe në terren.
Rezultatet kanë verifikuar se pesë persona kanë rezultuar pozitivë me virusin Covid-19.
E sot gjatë ditës gjithashtu është konfirmuar se janë shëruar edhe shtatë persona të tjerë, shifër kjo që në total e çon numrin e të shëruarve në 23 gjithsej.
Rastet pozitive janë raste kontakti, dy prej të cilave janë nga fshati Banjë e Malishevës, një nga kryeqyteti, dhe një nga fshati Smrekonicë e Vushtrrisë.
Deri më tash në Kosovë janë infektuar gjithsej, 140 persona, 23 janë shëruar dhe një ka vdekur.
Më poshtë gjeni njoftimin e plotë nga IKSHPK:
SHTATË TË SHËRUAR DHE PESË RASTE ME COVID-19!
Sot, më 04.04.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 128 mostra të marra nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive dhe nga gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Nga mostrat e marra për testim në virusin SARS-CoV-2, pesë(5) prej tyre kanë rezultuar pozitive.
Sot, më 04.04.2020, janë të shëruar edhe shtatë (7) pacientë derisa numri i përgjithshshëm i të shëruarve deri me sot është njëzet e tre (23).
Rastet pozitive janë raste kontakti, dy (2) prej të cilave janë me vendbanim në Banjë -Malishevë, një (1) me vendbanim në Prishtinë, një (1) me vendbanim në Smrekonicë-Vushtrri dhe një (1) e karantinuar.
Nga data 08.02.2020 deri me 04.04.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.871 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, pozitive rezultojnë gjithsej 140 raste me 1 rast të vdekjes i një të moshuari 82 vjeç.
Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrur të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke u obliguar për vetizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptoma. Deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 3.053 kontakte të rasteve.
QËNDRONI NË SHTËPI, KJO JUA SHPËTON JETËN!
MBANI DISTANCË SOCIALE PËR 2 METRA!
NA NDIHMONI PAK QË T’ JU NDIHMOJMË SHUMË!
E-Diaspora
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit Dr. Edin Nevzati punon si neurokirurg në SHBA, në Universitetin e Kolorados ndërsa ruan lidhjen shkencore...
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët pesimistë për vitin 2025, sa i përket anës financiare Numri i njerëzve që kanë vështirësi në pagesën e primeve të sigurimit shëndetësor nuk ka qenë...
-
Një skiator humb jetën nga orteku në Zvicër
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
84 franga në ditë, ku shkojnë paratë që paguani për biletën e skive?
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik, por bëjnë presion mbi industrinë e hoteleve dhe restoranteve