Lajme
Kosovë, për tre muaj u hapën 2200 ndërmarrje të reja
Në tremujorin e katërt të vitit 2016 (TM4 2016) gjithsej janë regjistruar 2251 ndërmarrje. Krahasuar me tremujorin paraprak ka një rënie për 9.1 për qind

Në tre muajt e fundit të vitit të kaluar në Kosovë janë regjistruar 2251 ndërmarrje të reja, shumica prej tyre biznese të tregtisë me nga 1 deri 4 punëtor. Shifrat që i ka publikuar sot Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), tregojnë se gjatë tetorit, nëntorit dhe dhjetorit të vitit 2016, ka rënie të hapjes së ndërmarrjeve për 9 për qind..
“Në tremujorin e katërt të vitit 2016 (TM4 2016) gjithsej janë regjistruar 2 251 ndërmarrje. Krahasuar me tremujorin paraprak (TM3 2016) ka një rënie për 9.1 për qind të ndërmarrjeve të regjistruara. Kurse, krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM4 2015) po ashtu ka një rënie për 9.2 për qind të ndërmarrjeve të regjistruara”, thuhet në statistikat e ASK-së.
Aktivitetet ekonomike më të preferuara gjatë këtij tremujori ishin: tregtia me 587 ndërmarrje të regjistruara, prodhimi me 246 ndërmarrje të regjistruara; bujqësia, pylltaria dhe peshkataria me 234 ndërmarrje të regjistruara; akomodimi dhe aktivitetet e shërbimeve me ushqim me 210 ndërmarrje të regjistruara.
Kategoria e numrit të të punësuarve nga 1 deri 4 të punësuar përbën 2170 ndërmarrje, ose 96 për qind të ndërmarrjeve të regjistruara; kategoria me 5 deri 9 me 54 ndërmarrje të regjistruara; kategoria me 10 deri në 19 ndërmarrje të regjistruara dhe; kategoria me 20 deri 249 të punësuar me 8 ndërmarrje të regjistruara.
“Sa i përket shtrirjes gjeografike të ndërmarrjeve të regjistruara në nivel të komunave, ashtu si në çdo tremujor, mbizotëron Prishtina me 625 ndërmarrje të regjistruara; Ferizaj me 196 ndërmarrje të regjistruara; Prizreni me 163 ndërmarrje; Gjilani me 123 ndërmarrje dhe; Peja me 103 ndërmarrje të regjistruara.
E-Diaspora
-
Agneta Ramosaj është emëruar shefe departamenti në Shkollën Komerciale të Friburgut Prej vitit 2021 jep mësim në Shkollën Profesionale Komerciale të Friburgut (KBS), ku është dalluar veçanërisht...
-
Vjenë: Më 26 prill mbahet panairi i bizneseve shqiptare në Austri
-
“SRF” i kushton një artikull Egzona Ajetit si shofere autobusi
-
Takim kulturor në Waldkirch me poeten Blerina Rogova Gaxha
-
Kosovarja denoncon burrin për dhunë, dënohet vetë për raportim të rremë
Jeta në Zvicër
-
Agneta Ramosaj është emëruar shefe departamenti në Shkollën Komerciale të Friburgut Prej vitit 2021 jep mësim në Shkollën Profesionale Komerciale të Friburgut (KBS), ku është dalluar veçanërisht...
-
Rënie e mprehtë e turistëve zviceranë në SHBA
-
“SRF” i kushton një artikull Egzona Ajetit si shofere autobusi
-
Eurovision 2025: Shfaqja që do të tronditë skenën në Zvicër
-
Zvicra drejt rikthimit në “Erasmus Plus” por me një çmim trefish më të lartë