Koronavirusi: çast pas çasti
Kosovë: Për një javë, 147 persona humbën jetën nga koronavirusi
Gjendja me pandeminë COVID-19 në Kosovë vazhdon të jetë e rënduar. Që nga fillimi i pandemisë e deri më sot nga ky virus janë prekur 151 mijë e 279 persona, ku prej tyre 2 mijë e 606 kanë humbur jetën.
Vetëm gjatë javës që po lëmë pas, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, jetën e kanë humbur 147 qytetarë.
Gjithashtu ka pasur edhe numër të madh të rasteve pozitive. Nga e hëna e deri më dje në Kosovë janë shënuar gjithsej 8 mijë e 547 raste të reja me koronavirus.
Vetëm dje në vendin tonë janë shënuar 1 mijë e 278 raste pozitive dhe 21 raste të vdekjes.
Raste aktive në vend janë 26 mijë e 534. Pavarësisht situatës së rënduar, procesi i vaksinimit të qytetarëve po vazhdon. Krerët e institucioneve, por edhe qytetarë vazhdimisht po bëjnë thirrje për vaksinim, në mënyrë që të mbrojmë shëndetin nga ky virus.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 20.346 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 901.013 doza të vaksinës. Deri më sot 306.287 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
E-Diaspora
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike Gjatë njëmbëdhjetë muajve, pronari i biznesit dhe djemtë e tij thuhet se kanë ndihmuar në pastrimin...
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Moti në Zvicër: Bëhet apel për kujdes në rrugë, akulli kërcënon në këto rajone Dimri po mban në pritje ultësirat: në vend të borës, pjesë të vendit kërcënohen nga akulli...
-
Gjërat që nuk u takojnë të huajve në Zvicër
-
Rritet papunësia në Zvicër
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike
-
Zvicër: Parashikimi i motit në fundjavë: ‘Brrrrr’