Kosova
Kosovë: Për dy javë të gushtit erdhën 738 aeroplanë, me mbi 90 mijë udhëtarë
Ndërsa, gjatë tërë muajit korrik ishin realizuar 1,327 fluturime me 221,728 udhëtarë në ardhje dhe 118,477 në shkuarje
Për dy javët e para të muajit gusht, duke e shfrytëzuar Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, në vendin tonë kanë ateruar 738 aeroplanë, në total me mbi 91,634 mërgimtarë.
Sipas Zyrës për Informim të ANP-së, brenda kësaj periudhe nga Kosova janë larguar 125 mijë udhëtarë, me gjithsej 216 mijë e 758 persona.
“Nga data 1 deri 15 gusht janë realizuar 738 fluturime me 125,124 udhëtarë në shkuarje, ndërsa 91,634 udhëtarë kanë ardhur në Kosovë. Gjithsej shkuarje-ardhje janë 216,758 udhëtarë”, thuhet në përgjigjen e kësaj Zyre përcjell albinfo.ch.
Ndërsa, gjatë tërë muajit korrik ishin realizuar 1,327 fluturime me 221,728 udhëtarë në ardhje dhe 118,477 në shkuarje.
Po ashtu, sic raporton Telegrafi në Prishtinë, mërgata vazhdon të jetë njëri nga burimet kryesore të financimit të shpenzimeve familjare në Kosovë. Që nga shpallja e pavarësisë, dërgesat e tyre kanë vazhduar të shënojnë rritje.
Të dhënat e Bankës Botërore tregojnë se brenda kësaj periudhe janë dërguar 12.6 miliardë euro.
Vlera më e madhe e remitencave është ajo e vitit 2020, ku pavarësisht pandemisë COVID-19 mërgata ka dërguar 1.18 miliard euro.
Ndryshe, nga rezultatet preliminare të regjistrimit të diasporës, numri i qytetarëve të Kosovës që jetojnë në vende të ndryshme të Evropës dhe botës, të cilët i janë përgjigjur regjistrimit është rreth 350 mijë.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi Një zë i ri nga diaspora: 26-vjeçarja publikon librin e saj të dytë dygjuhësor “Gefühle können...
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën