Kosova
Kosovë: Për 24 orë ndodhën 55 aksidente
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të kaluara kanë ndodhur 55 aksidente në vend, ku 34 shoferëve u është konfiskuar patentë shoferi për shkelje të ndryshme të rregullave në trafik.
“Siguria në trafikun rrugor është prioritet për të gjithë, respektoni shenjat e trafikut për një siguri më të madhe rrugore. Gjatë 24 orëve të kaluara janë evidentuar gjithsej 55 aksidente në trafikun rrugor, Policia e Kosovës me zyrtarët e saj janë duke kryer aktivitete në terren me qëllim që të parandalohen aksidentet rrugore, por edhe janë duke ndërmarrë masa ndëshkuese ndaj atyre personave që nuk respektojnë rregullat dhe shenjat në trafik”, thuhet në njoftimin e Policisë.
“Gjatë 24 orëve të kaluara në këtë fushëveprim në nivel vendi janë realizuar 545 pika kontrolli të automjeteve, përderisa 34 shoferëve u janë konfiskuar patentë shoferi për shkelje të ndryshme të rregullave në trafik. Apelojmë te të gjithë shoferët, por edhe pjesëmarrësit e tjerë në trafik që të jenë vigjilentë dhe gjatë pjesëmarrjes në rrugë të respektojnë dispozitat ligjore që burojnë nga ligji mbi trafikun rrugor, në mënyrë që secili të kontribuojë në zvogëlimin e statistikave të aksidenteve rrugore”, vazhdon tutje në njoftim Policia.
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën