Kosova
Kosovë: Për 10% bien remitencat në muajin mars
Pasi që pandemia ka prekur vendet e zhvilluara ekonomikisht ku Kosova kishte shumë mërgmitar, atje kanë rënë remitencat.
Pandemia COVID 19 ka bërë që remitencat në muajin mars në Kosovë të bien për 10 përqind, ka thënë në një përgjigje për albinfo.ch zëdhënësi i Bankës Qendrore në Kosovë, Kushtrim Ahmeti.
Ahmeti ka thënë se rënia e aktivitetit ekonomikë në vendet e zhvilluar, nga ku Kosova ka pasur më shumë dërgesa për shkak të numrit të madh të mërgimtarëve po ndikon atje.
“Remitencat janë një e hyrë e rëndësishme për Kosovën, duke pranuar një shumë prej mbi 10% të Bruto Produktit Vendor (BPV) në baza vjetore. Rënia e aktivitetit ekonomik në vendet e zhvilluara, sidomos në ato vende ku tradicionalisht kemi pasur më së shumti dërgesa për shkak të numrit të madh të mërgimtarëve, ka filluar të ndikojë në zvogëlimin e këtij burimi shumë të rëndësishëm për financimin e konsumit në vendin tonë”, ka thënë Ahmeti për albinfo.ch.
Gjithashtu ai ka shtuar se muajt paraprak, remitencat kanë pasur rritje, por jo edhe për muajin mars, pasi që këtë muaj ka pasur një rënie prej 10 përqind.
“Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ka bërë një vlerësim preliminar të vlerës së remitencave për tremujorin e parë (TM1) të 2020. Sipas këtyre vlerësimeve, totali i remitencave në TM1 2020 është 190 milionë (185 ishte në TM1 2019). Kjo vlerë paraqet një rritje prej 3 përqind, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Gjatë muajve janar dhe shkurt, ka pasur një rritje rreth 11 përqind krahasuar me muajt e njëjtë të vitit të kaluar, por në muajin mars pati një rënie prej rreth 10 përqind. Remitencat e vlerësuara për muajin mars 2020 janë 64 milionë (72 milionë ishin në mars 2019)”, shtoi ai.
Ai tha se pandemia ka bërë që edhe mënyra e dërgimit të remitencave të ndryshojë, pasi të hyrat joformale po zvogëlohen.
“Si rezultat i pandemisë vërehet një ndryshim tek mënyra e dërgimit të remitencave në Kosovë. Dërgesat e parave që bëhen nga Operatorët që Transferojnë Para (OTP), si Western Union e të ngjashme, po rriten. Në anën tjetër, të hyrat përmes kanaleve joformale (siç janë bartja e parave të gatshme në xhepa nga individët, pastaj dërgimi i mallrave për familjarët, etj.) po zvogëlohen. Përmes OTP-ve gjatë muajit mars janë transferuar në Kosovë 41 milionë euro, që paraqet një vlerë prej rreth 12.5 përqind më shumë se në mars 2019. Kurse përmes kanaleve joformal në muajin mars 2020, janë dërguar në Kosovë rreth 14 milionë, ose 47 përqind më pak se në mars 2019”, përfundoi Ahmeti për albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
Çfarë faturash duhet të paguani përpara datës 31 dhjetor, në Zvicër? Fundi i vitit është vetëm disa ditë larg, dhe për shumicën e njerëzve në Zvicër kjo...
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër