Kosova
Kosovë: Parashihet rritje e çmimit të biletave të aeroplanit pas 1 janarit
Teksa kanë mbetur edhe rreth 2 muaj prej kur qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë pa viza drejt Evropës, në agjencitë e udhëtimit është rritur kërkesa e kosovarëve për rezervimin e biletave, përcjell albinfo.ch.
Disa nga agjencitë kanë pranuar se do të ketë rritje të çmimeve të biletave në muajin e parë të vitit 2024, ndërsa edhe Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ka bërë përgatitjet për një fluks të madh të udhëtimeve.
“Tani për sezonin e dimrit në prag janë skijimet, ndërsa numri i njerëzve që kanë rezervuar është relativisht i lartë. Për momentin oferta është duke u ngritur, sepse të gjitha kompanitë ajrore ose agjencitë turistike janë duke rritur numrin e fluturimeve dhe numrin e paketave turistike. Po ashtu, edhe kërkesa që do të rritet më shumë sesa oferta, fillimisht mund të ketë rritje të çmimeve në muajin e parë, mirëpo besoj se menjëherë do të ulen dhe do të mbesin çmime të përballueshme për të udhëtuar për në Evropë”, ka thënë për rtk
Bojken Beqiri nga njëra nga agjencitë turistike
Ndërkohë Valentina Gara, zëdhënëse e Aeroportit të Prishtinës “Adem Jashari”, tha se nga 1 janari presin një fluks të madh të udhëtimeve. Ajo tha për Radio Kosovën se aeroporti ka bërë të gjitha përgatitjet, ka investuar në infrastrukturë, ku janë duke zgjeruar terminalin e aeroportit, ndërsa janë shtuar edhe katër hyrje e dalje të reja, e gjithashtu është shtuar edhi numri i personelit në aeroport.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova Edhe mëngjesin e së dielës kanë vazhduar pritjet e gjata për të dalë nga Kosova. Sipas...
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Bëhet apel për kujdes nga faqet jozyrtare për ngjitësin e autostradës 2025 Vinjeta e autostradës ekziston në formë elektronike që nga gushti 2023. Në janar, faqet e internetit...
-
Një jetë pa media sociale: së shpejti një realitet për të rinjtë?
-
Shoqata e Fermerëve është alarmuar, si “janë” fermerët zviceranë?
-
Shiu i rrezikshëm ngrirës drejt Zvicrës
-
2602 franga për 14 metra katrorë, mega-çmimi për mini-apartament në Cyrih