Kosova
Kosovë: Paralajmërohet shtrenjtimi i kafesë
Shoqata e Gastronomeve të Kosovës ka kërkuar heqjen e TVSH-së për këtë sektor. E nëse një gjë e tillë nuk bëhet, ata po paralajmërojnë ngritjen e çmimeve.
Rikthimi i TVSH-së në 18 për qind do t’i detyrojë gastronomët të dalin në protestë, kështu ka thënë Sekretari i Shoqatës së Gastronomëve, Arian Vranica, në një intervistë për Ekonomia Online.
“Kemi kërkuar që të largohet TVSH-ja. Ka ulje të aftësisë blerëse të qytetarëve. Ka 40% ulje të konsumit. Ka rritje të inflacionit, rritje të çmimeve. Bizneset gjenden në një situatë ku duhet ta ruajnë konsumatorin. Në anën tjetër, duhet ta ruajnë përparësinë e të qenit formal. Nuk përjashtohen protestat. Ora policore krijon stres të panevojshëm për personat që qarkullojnë edhe gastronomia punon më pak”.
Vranica propozoi që të merren për bazë modelet e vendeve të tjera.
Mes tjerash, ai u shpreh se i duket e pakuptimtë që qytetarët e Kosovës të mbyllen kur vendet e tjera po hapen.
“Thjesht t’i shohim referencat e vendeve të tjera të cilat po menaxhojnë me pandemi. Ne edhe më pak kemi arsye të mbajmë kufizime të tilla, kur e dimë edhe mbështetjen e dobët që kemi pasur ndaj bizneseve të gastronomisë. Tek ne është evidente që qeveria e ka marrë aprovimin e ringjalljes ekonomike. Andaj kjo masë nuk është zbatuar asnjëherë. Të mbahemi të mbyllur kur kemi aprovim të ringjalljes dhe kur krejt bota po hapet, nuk ka kuptim. Duhet qenë më afër sektorit privat”, tha ai.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik