Kosova
Kosovë: Paralajmërohet shtrenjtimi i energjisë elektrike
Fatura e energjisë elektrike në Kosovë mund të shtrenjtohet për 7 për qind në muajt e ardhshëm.
Një rritje të tillë e ka kërkuar kompania kosovare për distribuim të energjisë elektrike (KEDS), bëri të ditur zëdhënësi i saj, Viktor Buzhala.
“Kemi bërë kërkesë për shqyrtim të jashtëzakonshëm të tarifave të energjisë elektrike. Kërkesa është që të rriten tarifat e energjisë elektrike për 7 për qind”, tha ai.
Konsumatorët e Kosovës aktualisht paguajnë 6.75 centë për kilovat në orë.
Ky çmim do të jetë deri më 1 prill të vitit 2022, nëse KEDS-i dhe Furnizuesit për Shërbim Universal për Energji Elektrike nuk kërkojnë nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) në Kosovë shqyrtim të jashtëzakonshëm të tarifave të energjisë elektrike.
Radio Evropa e Lirë kërkoi nga ZRRE-ja më shumë hollësi rreth rritjes së çmimit të energjisë, por deri në publikimin e këtij teksti nuk siguroi ndonjë përgjigje.
ZRRE njoftoi më 13 dhjetor se do të hapë procesin e shqyrtimit të jashtëzakonshëm të tarifave të energjisë elektrike, “për të reflektuar mbi çmimet e ngritura të importit”, si pasojë e krizës globale energjetike.
Kriza ka nisur tash e sa muaj, kryesisht për shkak të mungesave të gazit dhe rritjes së çmimeve të gazit.
Rizvanolli: Gjendje e jashtëzakonshme me energji elektrike
Ministrja e Ekonomisë e Kosovës, Artane Rizvanolli, paralajmëroi gjendje të jashtëzakonshme me energji elektrike në vend.
Duke raportuar në Komisionin Parlamentar për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, Rizvanolli tha se situata është pasojë e çmimeve të larta të importit.
Ajo tha se për import të energjisë elektrike këtë vit janë paraparë 12 milionë euro, por këto mjete, sipas saj, janë shpenzuar vetëm në dy muaj.
Rizvanolli tha se nuk mund të ketë garanci se çmimi i rrymës nuk do të rritet.
Ministria e Ekonomisë, ndërkohë, është duke hartuar Strategjinë e Energjisë për periudhën 2022-2031.
Kjo strategji, sipas ministrisë, do t’i analizojë të gjithë skenarët potencialë dhe të përballueshëm financiarisht, për të rritur stabilitetin e furnizimit me energji elektrike, si dhe do të ofrojë mundësinë e integrimit sa më të madh të burimeve të ripërtërishme të energjisë.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës