Kosova

Kosovë: Paga mesatare arrin në 780 euro

Me ekzekutimin e pagave të muajit janar, Qeveria e Kosovës përmes ministrit të Financave Hekuran Murati ka bërë të ditur se paga mesatare në sektorin publik shkon në 780 euro

“Sot janë proceduar me rritje pagat e muajit janar për sektorin publik, me koeficientin e ri prej 110 euro, të përcaktuar me Ligjin e Buxhetit për vitin 2024. Kjo e bën pagën mesatare bruto 780 euro/muaj në sektorin publik”, ka shkruar Murati, transmeton albinfo.ch.

Sipas tij, buxheti për paga në vitin 2023 ishte për 17% më i lartë sesa viti paraprak.

“Sivjet shtohen edhe 5% tjera, duke u siguruar kështu që rritja në vazhdimësi të tejkalojë normën e inflacion, që për vitin 2022 ishte 11.6% ndërsa për vitin 2023 ishte 4.9%”, ka shkruar Murati në Facebook.

Por ndaj Qeverisë së Kosovës kritike ka qenë opozita e cila ka kritikuar ekzekuvitin për mos-rritjen e pagave sipas asaj që ishte propozuar nga opozita.