Kosova

Kosovë: Një vit nga votimi i demarkacionit

Është bërë një vit prej se Kuvendi i Kosovës miratoi demarkacionin me Malin e Zi.

Me 80 vota për, 11 kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi miratoi demarkimin pas katër ndërprerjesh, shkaku i gjuajtjve me gaz lotsjellës nga deputetët e Vetëvendosjes.  

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, duke kujtuar këtë ngjarje, ka thënë se sa për ironi, më 21 mars, në Ditën ndërkombëtare të pyjeve, Kosova i dha 8.200 hektarë Malit të Zi, përcjell albinfo.ch.

“Marrëveshja e Podgoricës e pranonte gabimin, por mashtronte se do ta korrigjonte atë. Një vit më vonë, as që është formuar Trupi i përbashkët punues, për të cilin thuhej se do ta kthejë kufirin në Çakor e Zhlep e me Bjelluhën brenda Kosovës”, ka shkruar Kurti.