Kosova
Kosovë: Një i prekur nga COVID 19, në gjendje të rëndë
Katër të tjerë po trajtohen me oksigjenoterapi
Në Klinikën Infektive janë duke u trajtuar 8 pacientë me COVID-19, prej tyre 4 janë me oksigjenoterapi dhe një është në gjendje më të rëndë.
Infektologu i Klinikës Infektive, Murat Mehmeti, për mediat kosovare ka thënë se kanë dukshëm më pak pacient me COVID19 që po trajtohen aty.
Gjendja e atyre që po trajtohen është stabile, përveç njërit që është më rëndë, ka thënë ai.
“Për momentin i kemi në Klinikë 14 raste, një numër dukshëm më i vogël në krahasim me ditët e kaluara për fat të mirë dhe prej këtyre rasteve, 8 raste edhe më tutje janë COVID pozitivë, janë 5 raste COVID negativë dhe është një rast në pritje të rastit. Sa i përket gjendjes së këtyre pacientëve, në përgjithësi është stabile, përjashtuar një paciente, e cila është në gjendje më të rëndë për faktin se ajo përveç COVID virusit pozitiv, ka edhe probleme me veshka, është me hemodializë të rregullt, ka probleme me zemër dhe ka probleme me pagjakësi dhe të gjitha këto probleme sigurisht që e rëndojnë gjendjen e përgjithshme të saj. Sido që të jetë, gjendja e saj është stabile, mirëpo shpresojmë që ajo të shkojë në përmirësim e sipër. Pacientja është e moshës mesatare”, tha ai.
Murati njoftoi se gjatë ditës së sotme nuk është liruar asnjë pacient, pasi kanë pasur ende nevojë për trajtim mjekësor.
Deri në këto momente në Kosovë me COVID-19 kanë rezultuar pozitiv 862 persona, prej tyre 622 janë shëruar dhe 28 persona kanë humbur jetën.
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
84 franga në ditë, ku shkojnë paratë që paguani për biletën e skive? Mes Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, zviceranët shkojnë në pistat e skive. Por ku shkojnë paratë...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik, por bëjnë presion mbi industrinë e hoteleve dhe restoranteve
-
Radha e trafikut arrin 10 km në tunelin Gotthard në udhëtimet pas Krishtlindjeve
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje