Kosova
Kosovë, një 9-vjeçare dyshohet se u dhunua nga një 26-vjeçar
Një rast i rëndë dhunimi dyshohet se ka ndodhur në Pejë. Bëhet fjalë për dhunimin e një të miture.
Sipas “Sinjalit”, një vajzë 9-vjeçare është dhunuar nga një 26-vjeçar në rrugën “Zahir Pajaziti” në Pejë, përcjell albinfo.ch.
Raportohet se denoncimi i rastit nga familjarët e viktimës e ka aktivizuar Policinë dhe janë ndërmarrë veprimet e nevojshme.
Sinjali ka mësuar se i dyshuari është Arif Osmani, rreth 26-vjeçar, i cili u arrestua gjatë ditës së djeshme dhe pas përfundimit të procedurave ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e rastit për veprën ‘Dhunimi’.
Rasti është përmendur edhe në raportin ditor të Policisë së Kosovës.
“Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar i cili pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima femër kosovare është dërguar për ekzaminim mjekësor”, thuhet në raport.
Prokuroria Themelore të Pejës ende nuk ka dhënë për mediat ndonjë përgjigje lidhur me këtë rast./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve Për natën e ndërrimit të motmoteve, shqiptarja me famë botërore, Rita Ora, dhe moderatori, Ryan Seacrest,...
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
-
Si do të votojë diaspora në Shqipëri më 11 maj?
Jeta në Zvicër
-
Pensioni AHV, ushtria, buxheti: Këto janë diskutimet e vitit 2024 Në vitin e kaluar, financat kanë dominuar veçanërisht politikën. Për këtë është pjesërisht përgjegjës edhe elektorati....
-
Aterrimi emergjent në Graz: Motori i Swiss-Airbus A220 tregon “model të panjohur defekti”
-
Pas korrigjimit: SBB, nga vendi i dytë bie në vendin e njëmbëdhjetë në Evropë
-
Pas uljes emergjente të avionit zviceran në Graz, vdes një anëtar i ekuipazhit
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës