Kosova
Kosovë: Nga nesër masat e reja kundër Covid-19 hyjnë në fuqi
Masat e reja që parashohin kufizimin e lëvizjes në tri komuna, si dhe mbylljen e bizneseve pas orës 21, u morën pas shtimit të rasteve me Covid-19 dhe vdekjeve nga kjo sëmundje pandemike.
Dalin masat e reja, kthehet ora policore dhe mbyllen lokalet gjatë natës.
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka prezantuar sot masat e reja administrative me qëllim të parandalimit të përhapjes së mëtejme të COVID-19.
Ai ka thënë se qysh në mbledhjen e qeverisë që do të mbahet sonte do të vendoset që në qytetet ku ka numër të madh të personave të infektuar do të kufizohet lëvizja nga ora 21:00 deri në orën 5 të mëngjesit.
“Në qytetet ku ka numër te madh do të kufizohet plotësisht lëvizja. Nga sonte në Prishtinë, Prizren, Ferizaj, Vushtrri. Do te kufizojmë plotësisht lëvizjen nga ora 21 deri në orën 5 në mëngjes. Do të përcjellim pastaj lëvizjet e numrave me infektime”, ka thënë Hoti sot gjatë një konferencë për shtyp.
Ai ka thënë se gjithashtu do të reduktohen punëtorët e institucioneve dhe do të punohet vetëm me staf esencial. Sipas rregullores, Hoti ka thënë se do të përcaktohet se çfarë do të nënkuptohet me staf esencial.
“Mbyllen të gjitha lokalet e gastronomisë nga ora 21 deri në orën 5 të mëngjesit. Jashtë kufizimit lejohet puna vetëm në hapësira të hapura dhe shërbimin ‘merre me vete’. Numri i njerëzve përgjysmohet nëpër autobusë”, ka thënë Hoti.
https://www.facebook.com/avdullah.hoti/posts/3427215567339773?__xts__[0]=68.ARDKI7vTlR84ADnLF9pitYAq2DKSeQO8-c2dTIrd6Ika9jMamrPqbcNRiciqnerJRGc4Adq6MC2i2OXVk2Wnd1rApa4NXKS39nuCokVOeSAexLdGhbQfQc7XQ6JSLAdFmFR8PIj5-gICDZ9BUYVAqB-1iO8uhmqE7Ht8LMgzibsbv4PMHSwtPCvR4sAvNWUVKLarGzlahu9lMeBXI6CNzdW8Q9TaP-lvAySVP0h-KRkBnYSRfiX0nupDvHIEBBXkvXPF7cpFNooIdCKJVU1l9YVfs2oAgfI2_NDP3eC1gXI0v8h0J0CI8w7V0ujBaldmMrIZC_ltfz3huKHkr3ofAg&__tn__=-R
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik