Kosova
Kosovë: Nga 18 shkurti pritet të ndërrohet sistemi i testimit për patentë shofer

Javë më parë është raportuar nga disa autoshkolla në rrjete sociale se do të ndryshohen pyetjet në testet për patentë shofer në Republikën e Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Nga MMPHI bëjnë të ditur se ky sistem i ri testimit për kandidatët që do të hynë në testim për patentë shofer në kategorinë B do të ketë ndryshime në pyetjet e përditësuara dhe të një formati të ri të testit.
“Do të implementohet një sistem i ri testimi për të gjitha kategoritë, që përfshin pyetje të përditësuara dhe një format të ri të testit. Ky sistem synon të përmirësojë procesin e testimit dhe të sigurojë që kandidatët të kenë njohuri të përditësuara mbi rregullat e trafikut dhe sigurinë rrugore. Me publikimin e doracakut zyrtar, kandidatët kanë një burim të standardizuar për përgatitje, duke mundësuar një qasje më të strukturuar dhe të unifikuar në mësimin e materialit të nevojshëm për provimin e patentës së shoferit”, thuhet në përgjigjen e MMPHI.
Tutje Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës për portalin rtv21.tv, thekson se ky sistem pritet të hyjë në fuqi nga 18 shkurti.
“Doracaku u publikua në maj 2024 dhe është në dispozicion për kandidatët dhe Autoshkollat që nga ajo kohë. Sistemi i ri i testimit për kategorinë B është planifikuar të hyjë në fuqi më 18 shkurt 2025. Doracaku mbulon të gjitha kategoritë e patentë shoferit, përfshirë kategoritë A, B, C1, C dhe D. Kjo do të thotë se të gjitha këto kategori përfshihen në materialin e ri dhe do të ndyshohen”, bën të ditur MMPHI.
E-Diaspora
-
Shet kokainë me vlerë prej 2.5 milionë frangash: 16 vjet burg për shqiptarin Një shtetas shqiptar ka shitur 52 kilogramë kokainë në Aargau brneda vetëm gjashtë muajsh. Tani ai...
-
Gruaja 81 vjeçe vë në kurth kosovarin, mashtrues “telefonik”
-
Arrestohet shqiptari në Gjermani
-
Belgjikë, megaoperacion kundër një organizate shqiptare, 200 policë në terren
-
Shtohet numri i fluturimeve mes Tiranës dhe Vjenës
Jeta në Zvicër
-
Zyrat e zbrazëta në Zvicër mund të strehojnë 40,000 njerëz Të kthyera në banesa, ambientet e shkreta mund të strehonin mijëra njerëz. Vetëm në periferi të...
-
Pranvera po afron në Zvicër: Temperaturat do të arrijnë deri në 16 gradë
-
Si do të jeni në gjendje të kurseni para në faturat e energjisë elektrike në Zvicër?
-
Shet kokainë me vlerë prej 2.5 milionë frangash: 16 vjet burg për shqiptarin
-
Si mund të merrni bileta më të lira të trenit zviceran në të ardhmen?