Kosova
Kosovë: Në 24 orët e fundit, asnjë i vdekur nga koronavirusi
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka dhënë lajmin e mirë se brenda 24 orëve nuk pati asnjë vdekje si pasojë e COVID-19.
Zemaj ka falënderuar punonjësit e Institutit për përkushtimin e madh që nga 13 marsi, kur edhe u shfaq rasti i parë, si dhe për kujdesin e shërbimet e ofruara për qytetarët në luftimin e pandemisë, transmeton Indeksonline.
Zemaj tash se kontributi i IKSHPK-së është i jashtëzakonshëm.
Postimi i plotë:
Kosova edhe sot po shënon zero raste të vdekjeve të pacientëve të infektuar me Covid 19.
Falënderoj punonjësit e palodhshëm të Institutit, për përkushtimin e madh nga 13 marsi kur u shfaq rasti i parë me Covid-19 si dhe për kujdesin dhe shërbimet e ofruara për qytetarët dhe për luftimin e pandemisë.
Kontributi i IKShPK është i jashtëzakonshëm.
Po ashtu falënderoj përzemërsisht edhe qytetarët të cilët po bashkëpunojn me ne, në këtë rrugëtim.
Të nderuar qytetarë,
Edhe ju ftoj që edhe më tej të jeni bashkëpunuesit tonë, sepse vetëm të bashkuar, mund të arrijmë aty ku dëshirojmë, ta largojmë pandeminë!
Bashkë mund t’ia dalim!
Vendose maskën!
Mbaje higjienën!
Ruaje distancën!
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh Burri po mbahej me një të burgosur tjetër në një burg në qytetin lindor të Semnanit,...
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pret të mbyllë vitin financiar 2024 me 80 miliardë franga fitim