Kosova
Kosovë: Mjekët që punuan 4 muaj vullnetarisht në kohë pandemie u përjashtuan nga konkursi
Sipas informacioneve thuhet se këta mjekë dhe infermierë u injoruan nga lista e konkursit
Dëshira dhe vullnetarizimi i infermierëve nga Kosova në këtë kohë të vështirë pandemie u kthye në dëshprim për ta. Rreth 8 mjekë dhe infermerë nga Kosova, vendosën që vullnetarisht të dalin në ndihmë pacientëve të prekur me koronavirus, ku nevoja për ta në infektivë ishte e madhe, shkruan albinfo.ch.
Ani pse rrezikuan jetët e tyre dhe familjare, ata dhanë ndihmë në shërbime mjekësore pacientëve në trajtimin e tyre me virusin korona. Por mundi dhe vullneti i tyre humanist duket se nuk është marur parasysh nga autoritetet shëndetësore të Kosovës.
Sipas informacioneve thuhet se këta mjekë dhe infermierë u injoruan nga lista e konkursit, shkruan albinfo.ch.
Jehona Krasniqi, mjeke e përgjithshme, në emër edhe të shtatë vullnetarëve që kanë punuar tash e katër muaj vullnetarisht në Infektivë, ka reaguar nëpërmjet rrjeteve sociale, e cila, sipas saj i është bërë një padrejtësi e madhe në konkursin e shpallur të Ministrisë së Shëndetësisë.
Sipas saj, kriter i këtij konkursi ka qenë që të vijnë në shprehje vullnetarët, e më pas edhe të tjerët, por sipas saj, ata nuk janë përfshirë në këtë listë.
Ky është reagimi i plotë i saj:
REAGIM NE EMER TE VULLNETAREVE TE KLINIKES INFEKTIVE,
Qysh ne fillim te pandemise, ne Kliniken Infektive te QKUK-se jane paraqitur 10 vullnetare, 1 specialiste e Infektologjise, 1 specializante e infektologjise dhe 8 mjeke te pergjjithshem.
Kemi hyre ne muajin e katert qekur kemi punuar me vullnetin me te madh ne kete klinike, duke i ndihmuar stafit ne menaxhimin e rasteve me COVID-19.
Nuk kemi kerkuar asnje lloj kompenzimi, saqe deri edhe ushqimin dhe furnizimet e tjera ditore i kemi bere vet.
Me date 12.06.2020 Ministria e Shendetesise ka hapur konkurs per 100 vende me numer Reference MSh 12/06/2020 per specialiste dhe mjeke te pergjithshem, ku njeri nga kriteret ka qene perparesi puna vullnetare.8 nga vullnetaret kemi aplikuar ne kete konkurs, meqe njeri vullnetar nuk ka pasur licence dhe specializantja nuk i ka plotesuar disa kushte te tjera.
Prej 8 vullnetareve qe kemi aplikuar per pune, vetem nje eshte pranuar e fatkeqesisht 7 te tjere kemi mbetur jashte, perfshire edhe specialisten infektologe.
Ky vendim ka qene shokues per te gjithe ne ne vet faktin qe e gjithe puna jone tashme prej kater muajsh eshte hedhur poshte, per te ardhur ne pozitat tona dikush qe duhet ta mesoje punen qe nga fillimi. Per ma teper qe perzgjedhja qe eshte bere ka lene te kuptohet qe ka pasur shkelje te renda, duke u anashkaluar edhe intervista me goje qe ka figuruar ne konkurs, per cka nuk ka pasur mundesi as te verifikohet dokumentacioni.
Cilat kritere jane perdorur per kete?
Kur kemi kerkuar te dijme permes telefonit se cfare ka ndodhur, na eshte thene qe nuk figurojme ne listat e aplikanteve e nuk kemi aplikuar.Ne i posedojme imellat e printuar se e kemi kryer aplikimin. Nese eshe bere fshirja e e-mailave tane, me kushedi se cfare qellimi, apo ndrrimi i listave, per kete duhet te pergjigjet komisioni i caktuar si dhe pergjegjesit kryesor ku eshte bere dergimi i aplikacioneve.
Ne kemi shkuar menjehere ne Ministri te Shendetesise, por nuk jemi pranuar ne takim. Eshte kerkuar qe te dergohet nje ankese ne forme elektronike kurse te tjereve iu eshte pranuar edhe ankesa fizike. Nuk kemi marre pergjigje. I kemi shkruar drejt edhe Ministrit. Ndersa, kemi informaten qe tashme ka nisur procesimi i kontratave, duke mos u respektuar afati ligjor per parashtrimin e ankesave. Pra, edhe ankesa jone me gjase eshte fshire serish.
Ne po kerkojme te zbatohet e drejte jone sepse ne, me shume se te gjithe te tjeret e punesuar qe figurojne ne liste, e meritojme te jemi te punesuar, ne vet faktin qe kur te tjeret kane hezituar, ne jemi paraqit ne Kliniken Infektive, duke e rrezikuar veten dhe familjet tona.
Eshte shume shqetesues fakti qe avazi i vjeter po vazhdon; kush e ka krahun e forte ec perpara, ndersa ne te tjereve na tregohet dera.
Ne nuk do e leme me kaq kete pune, do te ankohemi serish dhe nese eshte e nevojshme deri edhe ne gjykate. Ose do te futemi ne ate liste, ose do te anulohet i gjithe konkursi dhe asnje kontrate nuk do te nenshkruhet
Ne emer te 7 vullnetareve te mbetur jashte konkursit te fundit te MSh-se: Jehona Krasniqi- Mjeke e Pergjithshme, vullnetare ne Kliniken Infektive.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit Dr. Edin Nevzati punon si neurokirurg në SHBA, në Universitetin e Kolorados ndërsa ruan lidhjen shkencore...
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët pesimistë për vitin 2025, sa i përket anës financiare Numri i njerëzve që kanë vështirësi në pagesën e primeve të sigurimit shëndetësor nuk ka qenë...
-
Një skiator humb jetën nga orteku në Zvicër
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
84 franga në ditë, ku shkojnë paratë që paguani për biletën e skive?
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik, por bëjnë presion mbi industrinë e hoteleve dhe restoranteve