Kosova
Kosovë: Mundësohet tërheqja e 10-përqindëshit nga Fondi Pensional
Tërheqja e fondeve nuk do të kompensohet nga qeveria, por se ata që tërheqin mjetet do të jenë të liruar nga obligimet tatimore
Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për rimëkëmbje ekonomike COVID-19, i cili do të mundësojë ndryshimin e disa ligjeve.
Ky projektligj do t’iu mundësojë qytetarëve kontributpagues të tërheqin 10 për qind të mjeteve nga llogaria e tyre në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës.
Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, tha se me ndryshimet që do t’i bëhen Ligjit për Fondin Pensional, Fondi autorizohet që brenda 4 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligjit t’u mundësojë qytetarëve të Kosovës të tërheqin 10 për qind të kursimeve pensionale.
Ajo ka bërë të ditur se tërheqja e fondeve nuk do të kompensohet nga qeveria, por se ata që tërheqin mjetet do të jenë të liruar nga obligimet tatimore.
“Projektligji ka një qasje horizontale të ndryshimit të ligjeve që zakonisht rregullohen çështje të ndryshme që nuk janë të lidhura në aspektin sektorial dhe këto zakonisht miratohen që efekti i zbatimit të tyre të jetë më i shpejtë. Me anë këtij projektligji ndryshohen dhe plotësohen: Ligji për Fondin për Garanci Kreditore, Ligji për Fondin pensional, Ligji për tatimin e të ardhurave të koorporatave, Ligji për Agjencinë Kosovare të Privatimit. Ligji për të ardhurat personale si dhe Ligji për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar”, ka bërë të ditur Bajrami.
Projektligji është thënë se do të dërgohet menjëherë në Kuvendin e Kosovës për miratim.
Vlera e përgjithshme që do të mund të tërhiqej nga Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës, sipas projeksioneve të Ministrisë së Financave, është rreth 180 milionë euro, mjete këto të cilat do të stimulonin kërkesën agregate në treg.
Stimulimi i kërkesës agregate nënkupton rritjen e shpenzimeve që eventualisht do ta bënin qytetarët, pas marrjes së parave nga kontributet pensionale.
Të gjithë të punësuarit (e regjistruar) në Kosovë paguajnë 10 për qind kontribute pensionale nga paga e tyre, përkatësisht 5 për qind paguan punëdhënësi, kurse 5 për qind paguhen nga paga e të punësuarit.
Deri më tani, dy miliardë euro ka arritur vlera e mjeteve të rreth 700 mijë kontributpaguesve në Kosovë, që i menaxhon Fondi i Kursimeve Pensionale.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjermania e Zvicra prijnë me numrin e të regjistruarve për votim nga diaspora 107,158 votues nga diaspora kanë aplikuar për votim në zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit të...
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
Jeta në Zvicër
-
Migros viktimë e kriminelëve kibernetikë që ua keqpërdorin logon Paralajmërimi nga Zyra ndërkantonale Zvicerane për Parandalimin e Krimit (SKP) erdhi pak para Krishtlindjeve: “Përpjekjet për...
-
Si do të ndikojnë te qytetarët ndryshimet në ekonominë zvicerane në vitin 2025?
-
Ҫfarë mund të prisni në Zvicër në vitin 2025?
-
Taksat e turizmit shtohen në koston e pushimeve të skive në Alpet zvicerane
-
Aplikimi për patentë shoferë, një hap me rrezik të lartë për të moshuarit