Kosova

Kosovë: Ministria e Shëndetësisë me rekomandime për qytetarët për mbrojtje nga temperaturat e larta

Ministria e Shëndetësisë ka dalë me rekomandime për mbrojtjen ndaj temperaturave të larta.

MSH-ja u bën thirrje qytetarëve për të pirë më shumë ujë gjatë gjithë ditës, të shmanget dielli në periudhën 10:00-16:00 dhe të përdorët krem mbrojtës.

Ministria ftoi edhe për pauza të rregullta për ata që punojnë jashtë.

“Njihni shenjat e sëmundjes nga nxehtësia: Marramendje, dhimbje koke, dobësi. Telefoni për ndihmë: Nëse dikush tregon shenja të goditjes nga nxehtësi. Ndihma e parë: Vendosni personin në hije, ofroni ujë dhe freskim të trupit”, thuhet në rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë.