Kosova

Kosovë: Më shumë se 1/3 e të infektuarve, të moshës 10-19 vjeç

Gjatë 24 orëve të fundit, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë të ditur se një person ka vdekur si pasojë e COVID-19 si dhe janë regjistruar 2 mijë e 943 raste të reja.

Sipas të dhënave nga IKSHPK-ja, 1 mijë e 47 të infektuar, nga 2 mijë e 943 sa ishin sot, i përkasin moshës prej 10 deri në 19 vjeç.

Pozitivë me COVID-19 kanë dalë edhe 164 fëmijë të moshave 0 deri në 9 vjeç.

Ndërsa, komuna me numrin më të madh të rasteve pozitive është Prishtina, me 1 mijë e 42 sosh, e dyta është Mitrovica me 300 raste të reja brenda 24 orëve, ndërsa e treta është Peja, me 226 raste pozitive.