Kosova

Kosovë: Mbi 300 mësimdhënës, sipas sindikatës, kanë kërkuar pushim pa pagesë

Mbi 300 mësimdhënës kanë kërkuar pushim vjetor pa pagesë – siç ua mundëson ligji – për t’u larguar nga Kosova pas 1 janarit, kur do të jetë e mundur me liberalizimin e vizave.

Kërkesa e përnjëhershme e këtyre punëtorëve të arsimit po shihet si tentim për të eksploruar fatet e tyre jashtë Kosovës.

Shifrat e sakta i posedojnë drejtoritë e arsimit, por nga shifrat që i kemi ne, janë rreth 300 punëtorë të arsimit që kanë kërkuar pushim pa pagesë një vit”, ka deklaruar për albanian post Rrahman Jashari, kryetar i Sindikatave të Bashkuara të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës.

Kur një mësimdhënës kërkon të drejtën e pushimit vjetor pa pagesë, kjo i mundëson atij largimin për një vit pa e rrezikuar vendin e punës.

Mundësia e tillë përbën shans të mirë për ta që të hulumtojnë tregun jashtë Kosovës pa humbur mundësinë e rikthimit si arsimtar në Kosovë.