Zhvillim
Kosovë, marrëveshje e parë me UNDP
Vlera totale e asistencës së UNDP-së në Kosovë, nga viti 1999 e kalon shumën prej 200 milionë dollarë. Deri në vitin 2015, UNDP ka ndarë edhe 52 milionë dollarë për Kosovën
Përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës dhe ata të Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP), kanë nënshkruar të mërkurën në Prishtinë, një marrëveshje bashkëpunimi, me të cilën ky program ndihmon demokratizimin dhe zhvillimin e Kosovës me 52 milionë dollarë.
Marrëveshja është nënshkruar nga ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku dhe përfaqësuesin Rezident i Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara, Andrew Russell.
Nënshkrimi i kësaj marrëveshje, siç u tha, kontribuon në forcimin e lidhjes së punës së UNDP-së në Kosovë me programin dhe prioritetet e institucioneve të vendit.
“Jam shumë e gëzuar që sot nënshkruam marrëveshjen e parë ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe UNDP-s. Marrëveshja paraqet një hap substancial përpara në marrëdhëniet tona në të ardhmen si dhe partneritetin që e kemi pasur deri më tani”, tha ministra Çitaku.
Gjatë viteve të fundit, UNDP, sipas saj, ka mbështetur shumë procese të rëndësishme në Kosovë, siç janë investimet në kapitalin njerëzor, në mjedis, në krijimin e vendeve të reja të punës, në reformën e administratës publike, etj.
Çitaku tha se vlera totale e asistencës së zbatuar nga UNDP-ja që nga viti 1999 e kalon shumën prej 200 milionë dollarë.
“Së bashku më UNDP-n, ne jemi dakorduar që prioritetet tona të janë: qeverisja demokratike; zhvillimi dhe rritja ekonomike gjithëpërfshirëse, dhe; qëndrueshmëria mjedisore. Gjatë periudhës 2011-2015 pakoja financiare e UNDP-s arrin vlerën prej afro 52 milion dollarë”, tha Çitaku.
Deri në fund të këtij viti, sipas ministres, janë shpenzuar rreth 30 milion dollarë.
“Në këtë drejtim, më lejoni të theksoj që asistenca e çmueshme e ofruar nga UNDP ka një rëndësi të madhe për Qeverinë, rrjedhimisht, ne shprehim gatishmërinë tonë për të ofruar partneritet të plotë për vitet në vijim”, deklaroi ministra Çitaku.
Nga ana tjetër, Rusell tha se kjo marrëveshje është e rëndësishme sepse ajo përfaqëson një epokë të re në marrëdhëniet në mes të UNDP-së dhe institucioneve të Kosovës.
“Shumë ka ndryshuar në dekadën e fundit dhe ne në bashkësinë ndërkombëtare duhet të pranojmë se roli dhe misioni ynë duhet të ndryshojë dhe duhet të bëhet më mbështetës. E ardhmja e Kosovës duhet të udhëhiqet nga kosovarët. UNDP është e angazhuar në radhë të parë që të fuqizojë kosovarët që të marrin udhëheqjen e procesit të zhvillimit”, tha Rusell.
Praktikisht, sipas tij, UNDP është e angazhuar për forcimin e kapaciteteve kombëtare për të koordinuar ndihmën e donatorëve ndërkombëtarë.
Të tjera nga Zhvillim
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Borë, shi, ftohtë dhe erëra të stuhishme Ditët e fundit kanë sjellë mot ekstrem në Zvicër. Ajo që filloi me rikthimin e borës...
-
Dy të vdekur në pistat e skive në Zvicër në fundjavë
-
Si do të ndikojë tek shoferët plani për të shkurtuar më shumë hapësira parkimi në qytetet zvicerane?
-
“House of Kosova” në Forumin Ekonomik Botëror 2025 në Davos
-
Pse mund të ndodhë t’u kontrollohen çantat në një supermarket zviceran?