Zhvillim
Kosovë-Kore e Jugut marrëveshje për turizëm
Ministrit Beqaj tha se Kosova është e interesuar që turistët koreanë të vizitojnë Kosovën si destinacion të tyre turistik gjatë vizitave në Evropën Juglindore
Republika e Kosovës dhe ajo e Koresë së Jugut e kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e turizmit. Memorandumi ndërshtetëror është nënshkruar në Seul nga ministri kosovar i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj dhe nënpresidenti i Organizatës së Turizmit të Koresë së Jugut, Kang Ki Houng.
Sipas ministrit Beqaj, Kosova është e interesuar që turistët koreanë të vizitojnë Kosovën si destinacion të tyre turistik gjatë vizitave në Europen Jug Lindore.
Kjo marrëveshje u nënshkrua para fillimit të Samitin Botëror të Paqes i cili po mbahet në Seul, ndërsa pjesëmarrëses në samit është edhe një delegacion i Republikës së Kosovës i kryesuar nga Hashim Thaçi kryeministër.
Ky i fundit gjatë margjinave të këtij samiti ka takuar liderë nga vende të ndryshme të botës, ku temë kryesore ishin rritja e numrit të njohjeve. Ndërsa me një fjalim, Thaçi iu drejtua edhe Samitit të Paqes.
“Quhem Hashim Thaçi. Jam kryeministër i Republikës së Kosovës, një vend i vogël në Evropën Juglindore që ka një vend të veçantë në historinë moderne botërore. Vendi im është shteti i fundit i krijuar në kontinentin evropian dhe kemi festuar ditëlindjen e pestë të vendit më 17 shkurt”,kështu iu drejtua samitit Thaçi.
Ai më pabëri një rezyme për situatën në Ballkan, për të kohën e Ish-Jugosllavisë, kohën e Milloshviqit, luftën dhe pavarësinë e Kosovës.
“Kosova tani është njohur nga gati 100 shtete. Koreja e Jugut është ndër vendet e para që e njohu Kosovën dhe ne jemi përjetësisht mirënjohës për këtë shenjë të miqësisë. Populli im kurrë nuk do ta harrojë rolin pozitiv që Koreja e Jugut e luajti duke na ndihmuar në sigurimin e statusit tonë”.
“Shfrytëzoj këtë rast që të ju ftoj, udhëheqës të shquar nga vende që ende nuk e keni bërë këtë, të njihni vullnetin e popullit të Kosovës dhe t’i bashkoheni më shumë se gjysmës së anëtarësisë të OKB-së duke përfshirë shumicën e vendeve të BE-së dhe NATO-s, shumicën Organizatës së Konferencës Islamike, shumicën e vendeve të Këshillit të Evropës, të pranoni dorën tonë të miqësisë dhe të na njihni”, tha Thaçi.
Ajo që nisi si ëndërr, sipas tij, sot është fakt. “Kosova është shtet. Nuk do të zhduket. Kompromiset ishin të nevojshme dhe ne qëndruam të përkushtuar ndaj kauzës së paqes globale”, tha ai.
Të tjera nga Zhvillim
E-Diaspora
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin U ankua kundër dënimit me 43 muaj burg por iu shqiptua edhe masa e dëbimit për...
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Bëhet apel për kujdes nga faqet jozyrtare për ngjitësin e autostradës 2025 Vinjeta e autostradës ekziston në formë elektronike që nga gushti 2023. Në janar, faqet e internetit...
-
Një jetë pa media sociale: së shpejti një realitet për të rinjtë?
-
Shoqata e Fermerëve është alarmuar, si “janë” fermerët zviceranë?
-
Shiu i rrezikshëm ngrirës drejt Zvicrës
-
2602 franga për 14 metra katrorë, mega-çmimi për mini-apartament në Cyrih