Kosova
Kosovë: KESCO dënohet me 25 mijë euro, dërgoi faturat pa zarfa
Pas ankesave se i kishte dërguar faturat pa zarfa, kompania për furnizim me energji elektrike në Kosovë, KESCO, u gjobit me 25 000 euro nga Agjencia për Informim dhe Privatësi.
Nol Nushi, nga Partia Socialdemokrate, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, deklaroi se kishte paraqitur një ankesë në mars, së bashku me qytetarë të tjerë, duke denoncuar shkeljen e privatësisë nga KESCO, transmeton albinfo.ch.
“Ditë e mirë! Dua t’ju tregoj se ankesa jonë ka pasur efekt. Në mars, së bashku me shumë prej jush që më keni dërguar fotografi, kam bërë ankesë për shkeljen e ligjit nga KESCO, që na sillte faturat pa zarfa. Ankesa kishin bërë edhe qytetarë të tjerë para nesh. Agjencia për Informim dhe Privatësi më njoftoi se e ka dënuar KESCO‑n me gjobë prej 25 000 €. Kjo është gjoba e dytë, dhe e konsideroj të ulët, sepse kishin pasur më shumë se gjashtë muaj për të mos e përsëritur shkeljen”, ka shkruar ai.
E-Diaspora
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën











